☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲11.93%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,825 ▼ -2.28% ETH $2,059 ▼ -4.52% XRP $1.3152 ▼ -2.84% SOL $78.8300 ▼ -4.16%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Vizita në terren, 27 kompani shfaqin interes në garën për TEC Vlorën

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se është përmbyllur këtë të martë vizita në terren me investitorë të interesuar për procedurën e koncesionit/Partneritetit Publik Privat të Termocentralit të Vlorës. Të paktën 27 kompani, prej të cilave shumica të huaja u njohën me situatën aktuale të TEC-it të Vlorës, të dhënat e përgjithshme teknike të tubacionit të gazit Fier-Vlorë si dhe situatën energjetike të Shqipërisë.

“Brenda datës 28 Shkurt, kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ofertat e tyre në këtë procedurë konkurruese. Kompania e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defektit në sistemin e ftohjes, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier. Në dokumentet e tenderit, shteti ka zgjedhur si opsion të preferuar mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto. Nëse procedura do të rezultojë e suksesshme, kompania që do të operojë TEC-in pasi të kryejë investimet e lart përmendura do tia dorëzojë shtetit veprën në vitin e 20-të të koncesionit” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më herët në 31 dhjetor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi garën për kalimin tek privati të këtij Termocentrali përmes formës R.O.O.T që nënkupton rehabilitim, mirëmbajtje, zotërim dhe në fund transferim.

Vlera e investimit në këtë TEC për ta bërë atë funksional sipas planit të fizibilitetit vlerësohet rreth 58.7 milionë euro. Paraqitja e ofertave duhet të bëhet deri në datën 28 shkurt  dhe pjesën më të madhe të pikëve në vlerësimin e ofertave do ta ketë kriteri teknik me 40 pikë, kriteri financiar me 30 pikë, përvoja e ofertuesit në 7 vitet e fundit me 23 pikë dhe koha për vënien në funksion të TEC-it 7 pikë.

Termocentrali i Vlorës është një histori aspak e suksesshme e një investimi që i ka kushtuar shtetit shqiptar 130 milionë dollarë.

Ai u ndërtua me mbështetjen e Bankës Botërore si një vepër që do ti shërbente diversifikimit të burimeve dhe do rriste sigurinë energjetike por që deri më sot nuk ka prodhuar asnjëherë energji për dy arsye : e para kostoja shumë e lartë dhe e dyta një problem me sistemin e ftohjes që ka detyruar shtetin shqiptar të endet arbitrazheve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.