Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,659 ▼ -1.66% ETH $2,076 ▼ -2.63% XRP $1.3915 ▼ -1.36% SOL $87.0000 ▼ -2.97%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Vlahutin: Me reformën në gjyqësor, Shqipëria ka bërë një punë shumë të madhe

Shqipëria ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.

Kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, e pranishme sot në aktivitetin “Hapat e radhës të Shqipërisë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të BE”, deklaroi se “pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë,  pa reformën në gjyqësor, sot nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim”.

Vlahutin u shpreh se, “nuk po humbasim asnjë sekondë të vetme. Këtu i referohem faktit që procesi analitik do të vijojë tashmë. Kjo është një punë që po bëhet përpara hapjes formale të negociatave. Procesi analitik apo screening nënkupton që ekspertët do të shohin legjislacionin tuaj dhe do të shohin se sa larg është ai legjislacionit të BE”.

“Me reformën në gjyqësor keni bërë një punë shumë të madhe sa i përket kapitujve 23 dhe 24 që janë mjaft të rëndësishëm dhe kërkojnë mjaft kohë. Kjo është një punë mjaft e zgjuar e bërë dhe pa reformën në drejtësi nuk do ishim sot këtu për të bërë këtë diskutim”, tha Vlahutin.

Ambasadorja u shpreh se në këtë proces ka mjaft rëndësi edhe dialogu politik, pasi të gjithë aktorët duhet të jenë pjesëmarrës. “Shumica duhet të shtrijë dorën tërë kohën sepse është e rëndësishme të krijojë dialog pasi pa këtë dialog ky proces është i vështirë për të mos thënë i pamundur”, theksoi Vlahutin.

Ambasadorja Vlahutin nënvizoi se, “Këshilli ka njohur punën e bërë nga Shqipëria. Ka një numër mjaft të madh vendesh që mendojnë se reformat në këtë vend kanë ecur përpara. Ka edhe pak vende që janë jo skeptike, por të kujdesshme dhe besoj se ju duhet t’u provoni se ka ecuri të reformave. Ata e kanë vlerësuar, por duan të jenë të sigurta se ajo që është bërë është përtej pikës së kthimit”.

Vlahutin kërkoi që të përshpejtohet motori i reformave. “Do të jetë një vit mjaft i vështirë. Nuk duhet të harroni punën që keni përpara jush. Dhe t’i thoni njerëzve se cila është përmbajtja e këtij procesi. Ky do jetë një vit i vështirë”, theksoi ambasadorja Vlahutin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.