Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,613 ▲ +0.93% ETH $2,006 ▲ +1.04% XRP $1.3403 ▲ +1.22% SOL $82.5100 ▼ -0.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vlerësim B1 për Shqipërinë, Moody’s: Ekonomi e qëndrueshme

Gjiganti Ndërkombëtar i financave Moody’s, konfirmoi vlerësimin B1 me prespektivë të qëndrueshme për borxhin publik të Shqipërisë duke deklaruar se vendi regjistroi një ecuri të fortë fiskale në vitin 2016.

“Situata e përmirësuar makroekonomike dhe konsolidimi fiskal i qeverisë rezultuan në një ecuri të fortë fiskale për 2016-ën me defiçitin buxhetor që ra në 1.7% e PBB-së”, vlerëson Moody’s.

Agjencia lider në vlerësimet financiare thotë se huamarrja e qeverisë vitin e kaluar ishte më e ulëta në dy dekada.

“Paralelisht rritja më e fortë e Prodhimit Kombëtar dhe sufiçiti buxhetor ndihmuan që borxhi publik të bjerë nën 71%, duke përmbysur trendin rritës”, vijon vlerësimi.

Moody’s parashikon se borxhi i Shqipërisë do të vazhdojë të ulet gjatë viteve në vijim falë rritjes më të lartë ekonomike dhe politikës fiskale të qeverisë.

“Ne presim që Prodhimi Kombëtar të rritet me 3-4% për periudhën 2017-2018 nga 2% që ka qenë rritja mesatare në 5 vitet e fundit”, thuhet më tej.

Sipas gjigandit ndërkombëtar, vlerësimi i Shqipërisë mund të përmirësohet nëse vendi do të vazhdojë progresin me konsolidimin fiskal, uljen e borxhit dhe forcimin e institucioneve përfshirë gjyqësorin. Por në të njëtën kohë, vlerësimi mund të përkeqësohet nëse vendi përballet me rritjen e deficitit që mund të rrjedhë nga një krize të mundshme energjetike apo rreziku nga një faturë e lartë potenciale për kompesimin e pronave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.