Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,459 ▲ +0.19% ETH $1,998 ▲ +0.38% XRP $1.3338 ▲ +0.59% SOL $82.2000 ▼ -0.68%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vlerësimi i kryeekonomistit italian, Padoan: Ekonomia shqiptare u rrit

Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, Pier Carlo Padoan ka vlerësuar ekonominë shqiptare në kuadër të personit mbikëqyrës të Komitetit Financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë.
Në komunikatën zyrtare të publikuar nga FMN-ja thuhet se, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3.5 për qind vitin e fundit, ndërkohë që treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, fiskal dhe financiar u përmirësuan. Në këtë drejtim ka shërbyer si instrument edhe programi i sapopërfunduar me FMN-në.
Investimet më të mëdha private, konsumi i rritur dhe rimëkëmbja e eksporteve, si dhe vet përshpejtimi i ekonomisë solli një rënie të konsiderueshme të shkallës së papunësisë 14.5 për qind në fund të vitit 2016, nga 17.7 për qind që ishte në 2015-n, nënvizohet në deklaratë.
Deficiti i llogarisë korrente u zvogëlua nga eksportet më të larta dhe përshpejtimi i investimeve të huaja direkte në energjetikë dhe në industrinë nxjerrëse, që lehtësuan kërkesat për financim.
Konsolidimi fiskal është në rrugën e duhur, thuhet në dokumentin e FMN-së. Treguesit kryesorë flasin për një moment të rritjes së konsoliduar edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 dhe borxhi publik është vënë në një trajektore të qëndrueshme rënëse.
Sa i takon sistemin bankar, ai është i shëndetshëm dhe i mirëkapitalizuar dhe vlerësohen masat për uljen e kredive me probleme. FMN-ja sugjeron se rritja dhe elasticiteti i ekonomisë do të mbështeten më shumë duke forcuar bazat, duke nxitur besimin dhe mjedisin e biznesit, duke lehtësuar gradualisht kushtet financiare të vendit.
Sipas Padoan, e rëndësishme është që autoritetet mbeten krejtësisht të angazhuara ndaj axhendës së tyre të reformave drejt një rritjeje të qëndrueshme dhe procesit të përafrimit me Bashkimin Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.