Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.93 ▲3.73%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,863 ▼ -1.14% ETH $2,178 ▼ -2.88% XRP $1.3327 ▼ -3.5% SOL $81.9300 ▼ -3.18%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.93 ▲3.73 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vlorë, arrestohet kreu i INUV-it

David Tushe, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Vlorës, është arrestuar nga policia për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.

Një kompleks ndërtesash 6, 11 dhe 12 kate në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ka rezultuar se është bërë pa asnjë leje nga kompania “Endriu 008” dhe kjo ka çuar në pranga shefin e INUV-it në këtë qytet, disa inspektorë si dhe një ndërtues.

Prokuroria e Vlorës njofton se nisi hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën. Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet paraprake, nga ku rezultoi se kompania private kishte nisur punimet që prej vitit 2014, pa u pajisur me lejen e ndërtimit.

Sipas prokuroprisë, INUV-i ishte në dijeni të këtij pallati dhe në maj të vitit 2014 kishte pezulluar punime me arsyetimin se firma nuk kishte asnjë dokument, por sërish punimet vijuan pa asnjë pengesë sepse vendimi i pezullimit nuk është zbatuar. Deri në nëntor të vitit 2014 në krye të INUV-it ishte shtetasi i dyshuar Besnik Karabolli, më pas në këtë detyrë është emëruar David Tushaj, i cili gjithashtu nuk ka marrë asnjë masë pezullimi për ndërtimin.

Gjatë kohës së hetimit, më 22 janar, kryeinspektori mori vendim për pezullimin e ndërtimit. Prokuroria e Vlorës krijoi dyshime se nga ana e zyrtarëve janë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa për administratorin e kompanisë së ndërtimit janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ka konsumuar elementët e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”.

Në fund të hetimit, në pranga kanë rënë shtetasit Edmond Aliaj (ndërtues), David Tushaj, (kryeinspektor i INUV-it), ish-paraardhësi i tij Besnik Karabolli, si dhe inspektorët Iriald Dervishaj, Marjol Mustafaraj dhe Endri Zeneli, të gjithë punonjës të Bashkisë Vlorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.