☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.55 ▲2.19%
ARI 4,443 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

Vlorë, ekzekutohet me automatik 26-vjeçari

Ngjarja në malin e Shashicës, ku Daniel Likajt i bënë pritë me armë

Nga Mikel Marsi

policia-vloreNjë 26-vjeçar është vrarë dje pasdite në Rrethin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në malin Shashicë, pranë fshatin Lapardha, ku Daniel Likaj është qëlluar disa herë me armë zjarri. Burime nga Policia e Vlorës thanë se ka qenë ora 15:00, ku Danieli së bashku me dy shokë të tij, janë nisur nga shtëpia në fshatin Lapardha të Vlorës për t’i çuar të atit të tij ushqimin që kishte përgatitur e ëma.

“Me dy shokët, ai ka marrë rrugën këmbësore që të ngjit në malin e Shashicës, ku i priste i ati, i cili rrinte në mal me bagëtitë për t’i kullotur. Rrugës, në afërsi të vendit ku rrinte i ati me bagëti, Danieli me dy shokët është ndeshur me tre persona të tjerë. Pasi kanë shkëmbyer fjalë më njëri-tjetrin, dhe kanë pasur dhe përplasje fizike, një nga personat ka nxjerrë armën tip kallashnikov dhe e ka qëlluar dy herë në pjesën e këmbës, duke e plagosur fillimisht. Më pas, armën ia ka drejtuar në trup duke shtënë disa herë, ku nga plagët e marra 26-vjeçari Daniel Likaj ka humbur jetën”, – tha policia.

Po sipas të njëjtave burime, tre personat janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke u fshehur në malin e Shashicës. Mësohet se kanë qenë shokët e 26-vjeçarit ata që kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje, si dhe grupi hetimor i posaçëm për këtë ngjarje të rëndë.

Trupi i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku pasdite iu bë ekspertiza mjekoligjore. Të shumtë kanë qenë familjarët e të riut që kanë shoqëruar trupin pa jetë të tij për në morg.

Forca të shumta policore si Delta Forcë e Vlorës, policia e rendit, kanë shkuar në malin e Shashicës, duke krehur të gjithë zonën, ku mendohet se mund të jenë fshehur autorët e vrasjes, si dhe po punohet për kapjen e tyre.

Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës po merren në pyetje dy shokët e 26-vjecarit, që kanë qenë prezent në ngjarje, si dhe janë shoqëruar disa banorë të tjerë të fshatit Lapardha ku jetonte 26-vjeçari Likaj, në lidhje me motivin e vrasjes.

Somario

Rreth orës 15.00, në sallën operative të Policisë së Vlorës është marrë njoftimi për vrasjen në malin e Shashicës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.