Ekonomia

Vlorë-Selenicë-Kotë, pikënisja e sistemit hekurudhor në Shqipëri para 100 vjetësh

kembet-e-Ures-se-trenit-ne-afersi-te-fshatit-Kotë-Vlore-dhe-Lugina-e-Shushices-3Foto-H-466x350Para pothuajse 100 vjetësh, ushtria italiane në Luftën e Parë Botërore, ndërtoi për nevojat e saj një sistem hekurudhor dekovili(hekurudhë me parametra të vogla), që spikaste me dy linjat e veta kryesore Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Kotë. Ky sistem, bashkë me atë të tramit(tramvajit) në qytetin e Vlorës, ka hedhur bazat e transportit hekurudhor në Shqipëri, kur linjat e para të hekurta nisën të projektoheshin pas Luftës së Dytë Botërore.

Edhe sot, gjenden gjurmët e këtij sistemi transporti që, për periudhën kur u ndërtua dhe funksionoi, ishte bashkëkohor. Këto gjurmë ndeshen me vështirësi në elementë të ndryshëm përgjatë trasesë ende të dukshme përgjatë rrugës Vlorë-Selenicë, 50 km e gjatë dhe në luginën e Lumit Shushicë, deri në qendrën e komunës Kotë, 25 km në juglindje të Vlorës.

Në kushtet e një infrastrukture të prapambetur dhe transporti publik primitiv, dekovili(hekurudha) Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Korë, ishte një investim mjaft i rëndësishëm që i shërbeu kohës dhe që, nëse do të ishte efektiv, sipas studiuesve, do të shërbente për zhvillimin e turizmit në zonat që përshkoheshin prej këtyre linjave.

-Historia-

Studiuesi, Gëzim Llojdia, thotë se, linjat Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Kotë, u ndërtuan për nevojat strategjike të ushtrisë italiane të pushtimit, por edhe për të shfrytëzuar resurset e mëdha ekonomike në zonat që përshkonin. “Në Selenicë funksiononte miniera e bitumit, ndër të rrallat në botë, produkti i të cilës eksportohej në Itali, përmes portit të Vlorës, ndërkohë që në Kotë, ishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha të ushtrisë italiane”, thotë Llojdia.

Studiuesit vlonjatë pohojnë se, ushtria italiane, gjatë periudhës që qëndroi në pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut(1914-1920), ndërtoi për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve, italianët ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë që fillonte nga Vlora dhe kishte dy vija te ndryshme; një vijë shkonte në Vlorë – Qafë e Koçiut (Babicë) dhe zbriste në luginën e lumit Shushicë, që e kapërcente me urën e Penkovës. Këtu dekovili ndahej: një degë kalonte pas përroit të Vllahinës deri në afërsi të fshatit Gërnec, 30 km në lindje të Vlorës. Në 1926, qeveria shqiptare e kohës,  i dha me konçesion shoqërisë së minierës së Selenicës shfrytëzimin e dekovilit në këtë linjë.

DIGITAL CAMERA

Afati i këtij koncesioni bashkë me atë të shfrytëzimit të minierës, mbaronte më 31 Dhjetor 1960. Për këtë koncesion shoqëria pagoi menjëherë 100 000 lireta(që me kursin e kohës, ishte një vlerë financiare mjaft e lartë). Por, krahas nevojave të saj, shoqëria detyrohej të transportonte falas postën dhe nëpunësit që udhëtonin në këtë zonë. Përveç rrugëve dhe dekovilit, italianet ndërtuan edhe 15 teleferikë të vegjël, të cilët plotësonin nevojat e komunikacionit.  Punëtorët për ndërtimin e këtyre rrugëve ishin, përveç ushtarëve italiane, më shumë vendas nga fshatrat e zonës, si dhe disa qindra robër lufte austriakë.

Nga ana tjetër, studiuesi, në zonën e Kotës, ushtria italiane kishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha në Shqipërinë e asaj kohe .Gjurmët  e dekovilit, që fillojnë te ura  e Peshkëpisë(15 km në lindje të Vlorës), shfaqen vetëm në disa segmente traseje dhe në një urë betoni e njohur si “Ura e trenit”, që gjendej në afërsi të vendit të quajtur Shkallë Mavrovë. Traseja zgjatej duke depërtuar nëpër luginën e Shushicës, për të mbërritur në  anë të fushës së emërtuar “Ahmete”, në kuotën 115 m mbi nivelin e detit. Madje, këtu e ka edhe origjinën e vet emërtimi i fshatit Kotë, qendër e komunës. “Duke komunikuar në terminologjinë gjeodezike, italianët përsërisnin shpesh fjalën kuota, kuota deri sa u shqiptarizua në Kota” sqaron Llojdia.

DIGITAL CAMERA Linja e hekur e këtij dekovili nuk është pasqyruar në dokumenta. Por, elementë të tillë si “Ura e Skrapit” ku shfaqen ende këmbët prej betoni, që lidhte dy brigje te përroit dhe të vërshimeve të tjera që zbrisnin nga kodrinat e kësaj zone në raste reshjesh, shfaqen qartësisht. Traseja prej betoni me një gjatësi prej 1.5 km, i ka rezistuar kohës. Po ashtu edhe Ura e Shkallës së Mavrovës, që njihet me emrin “Ura e trenit”, me 5 këmbë prej betoni në një lartësi maksimale prej 6 metrash, është mjaft e dukshme. Por, ushtria italiane ndërtoi një rrjet të madh dekovili që shtrihej nga qyteti deri në fshatrat e zonës Topallti(Fusha e Llakatundit) e më tej në luginë të Shushicës. Por, për këtë rrjet ka shumë pak të dhëna, që kufizohen tek tregimet e të moshuarve. Linja e dekovilit Vlorë-Kotë, ka funksionuar deri në vitet 1950-1960-të, ndërkohë që deri në fund të viteve 1980-të, funksiononte dekovili Vlorë-Selenicë, që stacionohej në një pikë në afërsi të portit të Vlorës, në Skelë dhe që hynte në qytet përmes një tuneli në Qafën e Babicës.

-Riaktivizimi i sistemit të dekovilit, një mundësi për turizmin-

Studiuesit vlonjatë sugjerojnë se, riaktivizimi i sistemit të dekovilit në dy linjat kryesore Vlorë-Selenicë dhe Vlorë-Kotë, do të shërbente si një mundësi e madhe për zhvillimin e tyrizmit në këto zona, përveçse për nevojat e transportit. Për këtë qëllim, mund të shfrytëzohen trasetë ende efektive, si dhe urat e betonta

Ky sistem hekurudhor, që shënon edhe lindjen e hekurudhës shqiptare, për specifikën e tij, që lidhet me parametrat e linjave të hekurta dhe dimensionet e lokomotivave, mund të shndërrohej në një infrastrukturë origjinale në funksion të turizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button