Volejboll meshkuj/Studenti, fitues i Kupës Pavarësia
Studenti shpallet fitues i Kupës Pavarësia 2026 në kategorinë e meshkujve, pas suksesit në finale ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-1, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.
Një finale e bukur, me rivalitet dhe emocione, ku Studenti arriti të triumfojë dhe të ngrejë trofeun e këtij edicioni.
Çmimi i lojtarit më të mirë të finales iu akordua kapitenit të Studentit, Ildi Deliu, dhe u dorëzua nga Zv. Presidenti i FSHV-së, z. Konalsi Gjoka.
Trofeu i Kupës Pavarësia 2026 iu dorëzua kapitenit Ildi Deliu nga Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi.
Rezultati i seteve:
– Seti I: 25-20
– Seti II: 25-22
– Seti III: 18-25
– Seti IV: 25-15
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.