“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,- thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.
Në këtë dokument grupet parlamentare të koalicionit qeverisës në Gjermani nuk kanë një datë për çeljen e negociatave për Shqipërinë, shifra e vetme për të cilën flitet janë kushtet të cilat nga 7 kanë shkuar në 9.
E reja e dy kushteve të Gjermanisë këtë vit është se ato lidhen drejtpërsëdrejti me problemet me zgjedhjet, përfshirë edhe ato të 30 Qershorit.
1. Procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash.
2. Një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.
Kushtet e tjera kanë të bëjnë me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, dënimi i zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Bundestagu gjerman mbështet perspektivën e Shqipërisë në BE dhe vlerëson përpjekjet për reforma në vend, ndonëse nënvizon edhe mangësitë. “Komisioni arrin në përfundimin se Shqipëria ka bërë përparim të qëndrueshëm në zbatimin e reformave në fushat kryesore të administratës, drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut. Në qershor 2018, në konkluzionet e tij Këshilli shprehu miratimin për marrjen e vendimit për hapjen e bisedimeve të pranimit në vitin 2019 në bazë të progresit të arritur deri më tani si dhe përmbushjes së kritereve kyçe të përcaktuara. Që prej asaj kohe Shqipëria i ka çuar më tej përpjekjet e saj për reforma dhe ka bërë përparim në kriteret kyçe”, thuhet në dokument.
Pavarësisht se vlerëson se sasia e kanabisit të konfiskuar në Itali ra me 81% brenda një viti, viti (6,59 ton në vitin 2018 krahasuar me 34,72 ton në vitin 2017) për grupet parlamentare në Gjermani, Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian.
“Tashmë është bërë progres i dukshëm në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në bashkëpunim intensiv me autoritetet italiane janë realizuar fluturime të shumta vëzhguese për të gjurmuar plantacionet. Madhësia e plantacioneve të kultivuara është zvogëluar ndjeshëm.
Sasia e kanabisit të konfiskuar në Itali – një tregues i sasisë së kultivuar – ra me 81% brenda një viti (6,59 ton në vitin 2018 krahasuar me 34,72 ton në vitin 2017). Ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet gjermane. Shqipëria mbetet sidoqofte, qender e trafikut te droges për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.