roze

“Voyage of Time”

Brad Pitt do të mungojë në premierën e filmit të tij të fundit, sepse kërkon të përqëndrohet te situata e familjes. Aktori i famshëm hollivudian është më shumë se kurrë në qendrën e vëmendjes së mediave, pasi bashkëshortja e tij, Angelina Jolie vendosi të paraqiste kërkesën për divorc.

E pikërisht këtij fokusi kërkon t’i shmanget 52-vjeçari. Regjisorit të filmit dokumentar “Voyage of Time”, Terrence Malick, Pitt i ka pohuar se nuk dëshiron që prania e tij në Los Angeles të mërkurën ta largojë vëmendjen nga rrëfenja e lindjes së Universit.

“‘Voyage of Time’ është një film eksperimental jashtëzakonshëm i bukur dhe unik. Një rrëfim mbi lindjen e kohës. Jam krenar që isha pjesë e këtij projekti kaq mahnitës dhe njëkohësisht edukativ, por aktualisht jam i përqëndruar te situata ime familjare dhe nuk dua të largoj vëmendjen nga ky krijim i rrallë”, ka thënë Pitt.

Pitt ka bashkëpunuar me Malick edhe në filmin tepër të vlerësuar të këtij të fundit, “Tree of Life”. 41-vjeçarja Jolie e argumentoi kërkesën e divorcit me mospërputhjen e karaktereve dhe kërkon kujdestarinë e të 6 fëmijëve të çiftit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button