Voziti i dehur në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë: shoferi nga Dobroshti me 2,06 promilë alkool, privohen edhe dy bashkudhëtarët
Vetura "Shkoda" me targa të Tetovës u ndalua në pikëpagesën rrugore të Tetovës; të tre personat u mbajtën në stacionin policor dhe ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse
Një 33-vjeçar nga fshati Dobrosht i Tetovës, me iniciale B.O., është privuar nga liria pasi u kap duke vozitur nën ndikimin e alkoolit në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, siç njofton 48chasa.mk.
Më 28 tetor, policia mori denoncim se një veturë “Shkoda” me targa të Tetovës po lëvizte në kahun e kundërt në këtë rrugë. Vetura u ndalua në pikëpagesën rrugore në Tetovë, ndërsa gjatë kontrollit u konstatua se shoferi kishte 2,06 promilë alkool në gjak.
Nga liria u privuan edhe dy bashkudhëtarët e tij, të moshës 27 dhe 38 vjeç. Ata u ndaluan për shkak të sjelljes agresive dhe të vrazhdë ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Të tre personat u mbajtën në stacionin policor. Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.