☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,667 ▲ +0.64% ETH $2,315 ▲ +2.77% XRP $1.3728 ▲ +0.72% SOL $86.0400 ▲ +0.69%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Intervista

Vrasja e deputetëve, Agim Rama: Është e paimagjinueshme, nuk jam takuar asnjëherë me Doshin

Biznesmeni Agim Rama, kunati i ish-Kryeministrit Berisha, ka deklaruar se “është e paimagjinueshme për mua”, porositja e atentateve ndaj dy deputetëve, Doshi dhe Fufi kundrejt 500 mijë eurove.

tomaI intervistuar nëpërmjet telefonit për gazetaren Nisida Tufa të “News 24”, Agim Rama tha: “Nuk kam pse t’i komentoj ato thënie. Nuk dua të përfshihem në këtë lloj katrahure. Me Tom Doshin, asnjëherë nuk jemi takuar, nuk njihemi as për fytyrë me njeri–tjetrin”.

Ishte Kryesia e Kuvendit që “nxori në skenë” emrin e biznesmenit Agim Rama, pasi deputeti Tom Doshi akuzoi kryeparlamentarin se kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi. Sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, që lexoi deklaratën, Doshi muaj më parë kishte vënë në dijeni kreun e Kuvendit se ndaj tij ishte porositur një atentat nga kunati i ish-Kryeministrit Berisha, Agim Rama.

Nga Nisida Tufa

Do të doja të dija komentin tuaj në lidhje me emrin që është përmendur nga ana e z.Braho dhe z.Meta për çështjen “Doshi”.

Agim Rama: Të them të drejtën, nuk kam çfarë t’i bëj ndonjë komenti kësaj thënieje të tyre. Është një gjë e paimagjinueshme për mua, kështu që nuk e meritojnë as komentin.

Keni qënë në dijeni më përpara për këtë?

Agim Rama: Jo

 Po me z.Doshi, keni komunikuar?

Agim Rama: Asnjëherë nuk jemi takuar, nuk njihemi as për fytyrë me njeri – tjetrin.

 Z.Rama, po si i gjykoni këto akuza?

Agim Rama: Jua thashë edhe njëhërë, nuk dua të prononcohem për këto gjëra. Nuk dua të përfshihem në këtë lloj katrahure. Por nuk e meritojnë as komentin nga ana ime, refuzoj dhe t’i komentoj këto veprime.

Do t’i drejtoheni drejtësisë?

Agim Rama: Refuzoj t’i komentoj të gjitha këto veprime.

 Është hera e parë që e dëgjoni emrin tuaj në lidhje me këtë çështje?

Agim Rama: Unë po ju them që nuk dua të bëj komente.(Biseda mbyllet)

PJESE NGA DEKLARATA E Z.SPARTAK BRAHO, DJE

“Me cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë para disa muajsh më është bërë e ditur nga Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta lidhur me pretendime e shprehura nga deputeti Tom Doshi se ai kishte patur informacion se po përgatitej një atentat ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi, pasi persona të afërt me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe më konkretisht kunati i tij z. Agim Rama, kishin ofruar shuma të konsiderueshme deri në 500 mijë euro për eliminimin fizik të tyre me qëllim destabilizimin politik të vendit duke synuar të fajësojnë për këtë akt Kryetarin e Kuvendit z. Meta.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.