☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.29 ▼14.75%
ARI 4,748 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,393 ▲ +2.91% ETH $2,211 ▲ +4.45% XRP $1.3500 ▲ +2.26% SOL $83.2600 ▲ +1.41%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.29 ▼14.75 % ARI 4,748 ▲1.35 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.29 ▼14.75 % ARI 4,748 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Enton Nikajt, prokuroria dërgon dosjen në gjykatë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së Enton Nikajt, 30-vjeçari i cili mbeti i vrarë në nëntor të 2015. Pesë persona janë dërguar për gjykim në akuzën e vrasjes me paramendim.

Sipas burimeve zyrtare të prokurorisë, ndaj Emiljano Tashos rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim, plagosje e lehtë me dashje, vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndaj Ervis Martinajt, Bujar Hasanit, Mirsad Kuçanës krahas akuzës së vrasjes me paramendim rëndon dhe ajo e plagosjes së lehtë me dashje. Ndërsa Erjon Biraçi akuzohet për prëkrahje të autorit të krimit.

Sipas dinamikës së ngjarjes së ndërtuar nga prokuroria, Martinaj, Tasho, Hasani dhe Kuçana janë përplasur fillimisht fizikisht me Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, në parkingun e lokalit në pronësi të Gaxherrit. Gjatë konfliktit, disa prej agresorëve kanë nxjerrë armë pistoletë dhe, në përleshje e sipër, ka mbetur i vdekur me plumb pistolete Nikaj.

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dinamikën e ngjarjes, nga e cila ka rezultuar se plumbi që i ka marrë jetën Enton Nikajt është qëlluar nga arma që mbante në duar i pandehuri Emiljano Tasho.

Por krahas kësaj Tasho do të hetohet dhe për një vjedhje me armë në një lokal lojërash fati në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku ka vjedhur një shumë prej 220 mijë lekësh. Ndërsa Biraçi ka qënë në shoqërinë e Tashos gjatë vjedhjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.