🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,861 ▼ -0.02% ETH $2,050 ▼ -0.43% XRP $1.3160 ▼ -0.31% SOL $80.1000 ▲ +0.57%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Vrasja e maturantit, plasë sherri në sallën e gjyqit

Gjykimi ndaj Naser Eshtrefit, i akuzuar për vrasjen e maturantit Angel Petkovski, ka kaluar sot në thuajse përleshje. Familja e të maturantit të vrarë, i është lëshuar palës tjetër, me ofendime mbi baza etnike, sidomos pas dëshmisë që dha një polic i stacionit policor të “Gjorçe Petrovit”. Pas përplasjes, policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që familja e Naser Eshtrefit, i vënë nën akuzë për vrasje, nuk është lejuar të rikthehet në sallë. Avokati mbrojtës Angjell Gjorgjigjev shprehu zhgënjimin që Gjykata nuk i lejoi ekspertizë profesionale neuropsikiatrike që të vërtetonte gjendjen psikike të Naserit në momentin e vrasjes, madje, nuk ka pranuar as kërkesën e dytë të tij, për marrjen në pyetje edhe të babait të viktimës.

“Dëshmitë materiale mbeten shkopi dhe kosa që janë gjetur në veturën e babait të të ndjerit. Kosa nuk ka qenë e përgatitur për kositje barit, siç ata dëshirojnë të na e prezantojnë. Mjeti është një prodhim italian që shërben për sulm apo mbrojtje. Në Maqedoni nuk mund të blini një prodhim të tillë, dhe gjetja e këtij mjeti në makinën e babait të të ndjerit është mjaft dyshuese dhe simptomatike. Është e qartë se babai dhe djali kanë pasur qëllim që të hakmerren ndaj të akuzuarit. Nga incizimi shihet se si ata e presin Naserin. Nuk ka qenë ideja që ta kthejnë biçikletën e vjedhur paraprakisht, pasi biçikleta tashmë ishte kthyer, por ideja është e qartë, e pastër si kristali, qëllimi ka qenë hakmarrja ndaj të akuzuarit Naser Eshtrefi. Ky fakt nuk mund të mohohet, dhe kjo shihet qartë nga incizimet”, tha Angel Gjorgjiev, Avokat i të akuzuarit.

Avokati i familjes Petkovski nuk beson se marrja në pyetje e dëshmitarëve të tjerë do të ndryshojë rrjedhën e procesit pasi sipas tij, faktet që prezantojnë klientët e tij, janë të vërteta. Petkovski iu shmang komentimit të detajuar të rastit.

“Çfarë munden të dëshmojnë. Edhe po të deklarojnë policët, mendoj se kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Do të mbetet tregimi i njëjtë sepse ajo është e vërteta. Gjyqi mori vendim që këshilltarët teknik të bisedojnë me të akuzuarin, në mënyrë që ta anulojnë kontrollin neuropsikiatrik që mendoj se është në përputhje me ligjin”, theksoi Xvonko Davidoviç, Avokati i familjes Petkovski.

Në pamjet nga kamerat e Spitalit Evropian të Syve, të publikuara gjatë seancës së fundit, nuk shihej momenti i kryerjes së aktit por vetëm largimi i Naser Eshtrefit me vrap dhe vdekja e të riut Angel Petkovski në shkallët e spitalit. Pala mbrojtëse shprehu pakënaqësi për ndryshimin e materialeve filmike, të cilat sipas tyre, në disa momente janë prerë. Vrasja e Angel Petkovskit ndodhi më 19 maj të vitit të kaluar, e cila pasoi me protesta në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit dhe me djegien e shkatërrimin e dhjetëra pronave dhe lokaleve shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.