Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm dënon me 28 vite burg Erlis Dukën
Erlis Duka, vëllai i Leonard Dukës, ishte shpallur i pafajshëm nga GJKKO-ja; Apeli i Posaçëm e dënoi me 28 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos dhe la në fuqi vendimet për të dënuarit e tjerë.
Apeli i Posaçëm dënoi me 28 vite burg Erlis Dukën, vëllanë e Leonard Dukës, për vrasjen e Santiago Malkos, siç njofton Shqiptarja.com.
Më herët, Erlis Duka ishte shpallur i pafajshëm nga GJKKO-ja, gjykata e shkallës së parë, për të njëjtën çështje.
Për të dënuarit e tjerë të çështjes, Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Për të njëjtën ngjarje, më herët janë dënuar Leonard Duka me 30 vite burg dhe Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Aga, Blendi Teta e Oltian Loga me nga 25 vite burg secili.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.