Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.14 ▲2.89%
ARI 4,749 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,046 ▼ -0.47% ETH $2,181 ▼ -2.51% XRP $1.3340 ▼ -2.98% SOL $82.1500 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vrasja në Tiranë, ‘molla e sherrit’ këngëtarja e njohur, merret në pyetje Elvana Gjata

Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Burime të sigurta thanë  se ‘molla e sherrit’ ka qenë një këngëtarja Elvana Gjata. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Ndërkohë policia ka shoqëruar këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila u mor në pyetje në ambientet e policisë dhe ka dalë prej 20 minutash. Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok. Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa burime  pohuan se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Prokuroria ka marrë në pyetje dhe këngëtaren Elvana Gjata për të zbuluar nëse ngjarja është vetëm për sherrin e çastit apo ka një prapaskenë për konflikte të mëparshme, mes dy grupeve rivale.

Është një hetim i thelluar që pritet të zbardhë ngjarjen.

Fillimisht policia dha identitete të ndryshme për viktimën dhe të plagosurit. Kjo pasi në makinën e viktimës është gjetur një kartë identiteti me emrin Rigers Gaxha. Por sot pas hetimit më të plotë është konfirmuar se viktima është Fabiol Gaxha, 26 vjeç truprojë e Ervis Martini. Burimet thane se Rigers Gaxha eshte vellai i 26 vjecarit, i mbetur i vdekur si pasoje e te shtenave. Nuk dihet ende pse dy vellezerit mbanin kartat e njeri tjetrit. Dyshohet se viktima është i përfshirë në trafik droge por mbetet për t’u konfirmuar nga hetimet e detajuara.

Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas vrasjes mbrëmjen e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.