Kronika
Vrasje në Shkodër, 51-vjeçari Petrit Vuksani, ishte kthyer nga Anglia! Autori dyshohet se është një i afërm
May 2, 2023
0 1 minute read
Personi në foto është Petrit Vuksani, 51-vjeçari i cili mbeti i vrarë mesditën e sotme në Shkodër, në lagjen “Tom Kola”, nga persona ende të paidentifikuar. Ai jetonte kryesisht në emigrim, ne Angli, dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin. Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është një i afërm i tij, i cili ka hyrë në banesën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm. Viktima ishte vetëm në një banesë në momentin e ekzekutimit, ndërsa autori është arratisur në drejtim të paditur.
Ai ishte kthyer nga Anglia prej një muaji dhe ende nuk dihen motivet e ngjarjeve të rënda. Në vend e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, ndërsa është rrethuar zona me qëllim kapjen e autorit.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia e Shkodrës.