☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,360 ▼0.13%
DOW 45,338 ▲0.38%
NASDAQ 20,840 ▼0.52%
NAFTA 103.19 ▲3.56%
ARI 4,550 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
ETH $2,042 ▲ +2.42% XRP $1.3345 ▲ +0.86% SOL $83.3500 ▲ +2.28%
S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 % S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Vriten 7 ushtarë ukrainas, automjeti u hodh në erë nga një minë anti-tank

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Ukrainën Lindore, ku të paktën 7 ushtarë kanë mbetur të vdekur kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin kaloi mbi një minë, ‘të vendosur nga pro-rusët’, sipas zëdhënësit ushtarak të Kievit.

“Rrugët në këtë fshat janë minuar nga armiku”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase për“AFP”, duke shtuar se incidenti ka ndodhur rreth 20 kilometra në perëndim të zonës së kontrolluar nga militantët në Donetsk.

Vetëm pak ditë më parë, ushtria e ukrainase dhe pro-rusët zhvilluan një nga betejat më të ashpra që prej nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Minsk. Me dhjetëra persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe disa civilë të pafajshëm, ndërsa u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Gjatë ditës së hënë, presidenti amerikan, Barack Obama, bëri të ditur se forcat ruse vazhdojnë të operojnë në Ukrainën lindore, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme të Moskës, ndaj dhe demokracitë e mëdha dhe industriale të botës janë të gatshme të vendosin sanksione shumë herë më të ashpra, nëse do të jetë e nevojshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.