Vriten tre ushtarë, pavarësisht armëpushimit
Tre ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në lindjen separatiste të vendit, pas dy ditësh të qeta dhe pavarësisht amrëpushimit mes palëve, njoftoi sot zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andri Lisenko.
“Tre ushtarakë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Lisenko, pa sqaruar rrethanat e vdekjes së tyre.
Armëpushimi mes palëve filloi më 15 shkurt, në ndërkohë që ushtria ukrainase dhe separatistët prorusë kanë njoftuar edhe tërheqjen e armatimeve të rënda nga linja e frontit.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.