Kronika

Vritet ne Irak xhihadisti shqiptar

Patriot Matoshi ishte krahu i djathtë i Lavdrim Muhaxherit. Ata ndërtonin edhe bomba artizanale bashkë. Familja e Matoshit, e cila ka hapur të pame në fshatin Velekincë të Gjilanit, nuk pranuan të prononcoheshin, me arsyetimin që s’kanë çka të thonë në këto momente, por vetë Patrioti, pra se të “binte shehid” tha ndoshta edhe më shumë se që duhej, duke qen kështu njëri nga xhihadistët më aktiv në rrjetet Sociale.

muhaxheri

Express sjell rrëfimin për xhihadistin gjilanas, nxënësin e Medresesë ‘Alaud-di’, për lidhjet e tij me terroristin Muhaxheri dhe lidhjet e tij me mësuesin e Muhaxherit, imamin kontrovers- Zekirja Qazimi

Ka vetëm 19 vjet, por muaj të tërë në shërbim të organizatës terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe po ashtu afro një vit që thërret në xhihad-lufta e shenjët sipas fesë islame.

Patriot Matoshi, shqiptari nga Gjilani që u vra të premten, sipas forumeve të xhihadit, i goditur nga një snajper, në rrjetet sociale është paraqitur me një pseudonim që në shqip përkthehet ‘Eja në Xhihad’.

Familja e tij, babai R. Matoshi ka hapur të pame në Velikincë të Gjilanit. Express ka rënë në kontakt me familjarët e xhihadistit Patriot Matoshi, por të njëjtit thonë se tash për tash nuk kanë çka të komentojnë.

Por, Patrioti në të gjallë të tij kishte komentuar, ndoshta, edhe më shume se që duhej, madje ishte ndër xhihadistët më aktiv në rrjetet sociale. Ai në një rast kërrcënoi edhe një imam i cili dolu haptazi kundër ISIS’it, duke shkruar “Ma bafë Zoti rrisk (caktim) që të ta pres kokën”.

Kur jemi te kokat e prera, xhihadisti Patriot Matoshi lidhte fort me terroristin kosovar, që siç ka raportuar Express, e tronditi krejt opinionin duke prerë një fëmijë në qafë, Lavdrim Muhaxherin.

Të afërm të Patriotit i kanë thënë gazetës Express se ai ishte dora e djathtë e terroristit Muhaxheri.

Express ka siguruar fotografi që dëshmojnë afërsinë këtyre të dyve, dhe për më shumë edhe një fotografi ku Lavdrim Muhaxheri, një terrorist shqiptar i gjallë dhe Patriot Matoshi, një i vrarë si xhihadist, ndërtojnë bomba artizanale së bashku.

Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë, që lidhen me Lavdrim Muhaxherin, po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.

Pas këtyre raportimeve, organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave llir Berishën, Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin, kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.

Patrioti, xhiahdisti aktiv në rrjetet sociale

Në fundin e vitit 2012, kur ende ka qen nxënës i Medresesë së Mesme ‘Alaud-din’-Dega në Gjilan, Patriot Matoshi në rrejtët sociale kishte filluar të shkruante për xhihadin. Besohet se ishte ende në Kosovë.

Publikimet e para në xhihad, i armatosur e në shoqëri të xhihadistëve nga vendet e tjera, i ka që nga fundi i prillii vitit 2013.

Një profesor aktual i Medresesë në Gjilan i tha gazetës Express në kushte anonimiteti se Patriot Matoshi kishte shfaqur ekstremizëm që në vitin e dytë të shkollës së mesme, kur polemizonte me profesorët e tij duke i dhënë të drejtë hoxhës së tij, ku merrte mësime shtesë, si “talebe’’- nxënës nën përkujdesje specifike, imamit kontrovers Zekirja Qazimi.

Ky imam, siç ka raportuar Express më parë, e ka përkrahur haptazi xhihadin në Siri, derisa ligjëratat i mban në një xhami nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK)- zyrtarisht, dikur vonë, ishte distancuar nga lufta në Siri.

“Talebe” e këtij imami ishte edhe Ridvan Haqifi, i cili, siç ka raportuar Express tash është komandanti që e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin në krye të shqiptarëve në ISIS. Derisa imami Qazimi ka ligjëruar edhe ne OJQ’në ‘Rinia Islame-Kaçanik” që u krijua nga Lavdrim Muhaxheri.

Ky xhihadist, Patriot Matoshi, ishte aktiv në rrjetet sociale, pos në komente publike e shprehje të qëndrimeve, edhe në biseda private. Një nga të fundit biseda, të cilën ia ka publikuar një i ri nga Ferizaj pasi që u vra patrioti, ishte një moment kur ata po flisnin për fundin e regjimit ët Bashar Al-Asadit në Siri.

“Shpetim vllau jem a i ka ardh fundi bashar qenit me ndimen e allahut. I erdh fundi… po vlla po u afru bidhnilah shkelmat e fundit i ka..”, kishte shkruar në mesazhte e fundit Patriot Matoshi.

Por, publikimi i tij i fundit, që e kishte bërë vetë- jo i postuar nga dikush tjetër, ishte një fjalë (hadith) i Profetit Muhamed për vlerën e xhihadit: “Shembulli i muxhahidit në rrugë të Allahut është sikurse shembulli i atij i cili agjëron dhe që falet natën, lexon ajetet kur`anore, nuk e ndërprenë as agjërimin, as namazin derisa muxhahidi të mos kthehet në shtepi.”.

Patriot Matoshi është njëri nga më shumë se kosovarët që po luftojnë për organizatën terroriste ISIS, ose edhe për krahun zyrtarë të Al-Kaida’së në Siri, frontin ‘Xhabhatu Al-Nusra’. Deri tash dhjetar nga ta janë vrarë, por edhe të tjerë po i bashkohen kësaj lufte, disa prej të cilëve edhe me familje.

Express ka raportuar kohë më parë për natyrën e luftës që bënë ISIS, për qëllimet e saj dhe mbi të gjitha, për pasojat që kjo organizatë mund të lë edhe për Kosovën nëpërmjet anëtarëve të sajë kosovarë kur ata të kthehen në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button