☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.13 ▲0.92%
ARI 4,353 ▼4.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,116 ▼ -1.72% ETH $2,054 ▼ -2.85% XRP $1.3823 ▼ -2.4% SOL $86.4800 ▼ -2.42%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.13 ▲0.92 % ARI 4,353 ▼4.84 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.13 ▲0.92 % ARI 4,353 ▼4.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

VV: Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, jo aktivistët e VV-së

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në shtëpinë e tij aktivistin e lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemin, për protestën e mbajtur në Prizren dy vite më parë kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Ramadan Muja, është i dënuar nga Gjykata për keqpërdorim dhe abuzim me detyrën por vazhdon të qëndrojë në liri dhe vazhdon të jetë Kryetar i Komunës. Kurse aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që protestuan kundër tij vazhdojnë të përndiqen e arrestohen nga ky sistem i kapur i drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

“Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që t’i lirojnë të gjithë aktivistët, dhe t’i ndalin përndjekjet ndaj tyre. Në anën tjetër, policia duhet të arrestojë zyrtarët e pushtetit kriminal, të cilët edhe pse formalisht janë të dënuar, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të institucioneve. Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.