Wikipedia mbush 15 vjeç
Një revolucion i dijes, relativisht e re, që sapo ka mbushur 15 vjeç, ka çuar tashmë në pension librat e rëndë të enciklopedive tradicionale. Wikipedia fik qirinjtë, e publikuar më 15 janar 2001, nga Jimmy Wales dhe Larry Sanger.
“Wikipedia na ka sfiduar të rimendojmë se si dija mund të mblidhet dhe të shpërndahet, duke hedhur poshtë konceptin se mund të vijë ekskluzivisht nga lart”, thotë themeluesi i saj, Jimmy, me rastin e përvjetorit.
Sot ky shërbim ka më shumë se 35 milionë të dhëna në 290 gjuhë të botës, përdoret nga qindra milionë persona nga e gjithë bota, dhe mbështetet në kontributin e 80 mijë redaktorëve vullnetarë çdo muaj. Është falas, pa reklamë, dhe mbështetet në donacionet vullnetare të përdoruesve.
Enciklopedia online, dhe për t’i dhënë dritë popullaritet të saj, sheh në të ardhmen me objektiva gjithnjë dhe më ambiciozë.
Wikipedianet shqiptare gjithashtu dhe anetarë të organizatës Open Labs, do të editojnë dhe krijojnë artikuj mbi historinë e popullit shqiptar, pasuritë arkeologjike dhe Ilirët.