roze
Willow Smith pozon për… çorape
Duket se Willow Smith po ecën mirë në rrugën e modelimit, shtatë muaj pasi pozoi për Marc Jacobs. Tashmë ajo rikthehet në foto, por këtë herë duke pozuar për… çorape?
15-vjeçarja ka pozuar për linjën e çorapeve Stance Socks, sipas People, duke bashkëpunuar me stilistin, për të krijuar stilin unik që tregon në fushatën e re.
Ajo pozon në mjaft foto për kompaninë, si dhe një video artistike.
“Ne e quajmë Willow Smith një provokatore e shprehisë artistike, por dhe një etiketim të caktuar për dikë kaq të papërcaktueshëm”, ka shkruar kompania duke bërë të ditur dhe bashkëpunimin. Kjo kompania ka punuar edhe me Rihanna.