☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.19 ▼2.36%
ARI 4,353 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,974 ▲ +1.43% ETH $2,742 ▲ +0.59% XRP $1.5356 ▲ +2.98% SOL $117.1400 ▲ +0.64%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.19 ▼2.36 % ARI 4,353 ▼0.7 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.19 ▼2.36 % ARI 4,353 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Wilson sulmon Vuçiqin: Regjimi i tij po sjell në Evropë teknologjinë kineze kundër lirisë

Kongresisti amerikan Joe Wilson u takua në Nju Jork me ministren e Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova, ku diskutuan për sigurinë energjetike dhe kërcënimin rus, ndërsa ngriti shqetësim të veçantë për rritjen e pranisë së teknologjisë kineze në Evropë — e cila, sipas tij, po sillet nga regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka ngritur shqetësime të reja për kërcënimin rus dhe rritjen e pranisë së Kinës në Evropë, duke e lidhur drejtpërdrejt pushtetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me futjen e teknologjisë kineze në kontinent.

Deklaratat i bëri pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova, në Nju Jork, në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me kryediplomaten bullgare, e cila përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s, Wilson diskutoi për sigurinë energjetike dhe kërcënimin që paraqet Rusia, si dhe për praninë në rritje të Partisë Komuniste Kineze dhe teknologjisë kineze në Evropë.

Në platformën X, kongresisti republikan shkroi: “Mirënohem të takoj Ministren e Jashtme të aleatit të NATO-s, Bullgarisë, për të diskutuar sigurinë energjetike, kërcënimin rus dhe praninë e dëmshme, por gjithnjë në rritje, të PKKK-së dhe teknologjisë së saj kundër lirisë, të sjellë në Evropë nga regjimi i Vuçiqit.”

Kjo nuk është hera e parë që Wilson kritikon Beogradin për raportet me Rusinë dhe Kinën. Më 15 shtator, ai deklaroi se kompania më e madhe e naftës dhe gazit në Serbi është në pronësi ruse, ndërsa shtoi se Serbia nën Vuçiqin ka blerë dhe integruar teknologji ushtarake dhe të mbikëqyrjes nga Kina.

Burimi: KosovaPress

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.