IntervistaKosova

Wisner: Urdhërarresti i Serbisë për Thaçin, ngrit tensionet mes dy vendeve

sh përfaqësuesi i presidentit Bush në negociatat për statusin e Kosovës, Frank Wisner, ka thënë se Ballkani është duke u përballur me tensione në mes Perëndimit dhe Rusisë.

Ai në një intervistë për RTV21, ka thënë se SHBA krenohet me miqësinë që ka me Shqipërinë dhe me Kosovën dhe që është lider i të drejtave të shqiptarëve kudo që janë, shumicë apo pakicë.

Wisner ka thënë se rajoni i Ballkanit është shumë i thyeshëm, i ndjeshëm në këtë kohë, me tensione në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në njërën anë, si dhe Rusisë në anën tjetër.

“Mu për këtë SHBA-të, nuk mund t’ia kthejnë shpinën Ballkanit, duke e pas Rusinë tek dera. Shih për këtë pres nga presidenti i ardhshëm i SHBA ve t’i merr seriozisht përgjegjësitë për paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni”, ka thënë Wisner.

Në këtë fillim pranvere, këtu në SHBA ka filluar fushata për president. Një nga kandidatët është edhe ish zonja e parë, senatorja dhe sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, ndërsa flitet që nga tabori republikan do të jetë edhe Xheb Bush. Çfarë pikëpamje keni për këta kandidatë dhe për vet fushatën?
Wisner: Po tashmë fushata për president ka filluar dhe Hilari Klinton ka shpallë kandidaturën. Gjithashtu edhe nga pala republikane kemi disa kandidatë dhe Xheb Bushin, listë mjaftë e gjatë, që do të zgjerohet edhe më shumë. Duket se do të jetë një fushatë e nxehtë dhe s’do mend se, në një moment ana republikane e kongresit do të bashkohet për ta sulmuar zonjën Clinton; do të reflektojnë dallimet mes tyre, që është pjesë e sistemit tonë, me debate brenda partiake dhe pastaj vitin tjetër do të jetë debati i përgjithshëm, që do të çoj në zgjedhjen e presidentit të ri. E rëndësishme është se ne do ta shohim demokracinë në veprim! Edhe Kosova është demokratike dhe për juve është e mirëfilltë ta shihni demokracinë. S’do mend se ju do të përcillni se çfarë thonë kandidatët për Ballkanin, për SHBA-të, politikën dhe obligimet jashtë vendit.

Për mendimin tim fushata do të përqendrohet në çështjet e brendshme, por do të flitet edhe për politikën e jashtme dhe republikanët do të fokusohen në formimin e opinionit se kjo Administratë ka qenë e butë dhe e pa vendosur, ndërsa pala demokratike do të përpiqet të na bind se di çfarë bën! Në fushatë besoj, nuk do të ketë asgjë negative për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse keni miq në të dy anët, tek demokratët dhe të republikanët. Çështjet e juaja problematike ndikojnë tek amerikanët. Gjithsesi se është mirë te kesh miq në Kongresin e ri dhe në Senat, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të shqetësoheni për qëndrimin e politikës amerikane ndaj juve. Kjo është çështje e zgjidhur. Ne, krenohemi me miqësinë që kemi me Shqipërinë dhe me Kosovën dhe jemi lider të të drejtave të shqiptarëve kudo që janë, shumicë apo pakicë!

Përderisa në SHBA preokupon fushata, në Europë, Ballkan dhe në Kosovë sikur po vlon! Kosova ka probleme me Gjykatën Speciale, ndërkaq zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-s, na tha se Kosova duhet ta përkrah themelimin e Gjykatës, në të kundërtën Këshilli i Sigurimit do ta themelojë atë, që vetvetiu nënkupton edhe për pasojat e mundshme! Në anën tjetër Hashim Thaçi nuk u lejua të shkoj në Beograd, madje u kërcënua se do ta burgosnin. Situatë e komplikuar. Si e perceptoni ju?
Wisner: Kur flasim për procesin politik amerikan, debatin për Ballkanin mes kandidatëve, mund t’ju them me shumë sinqeritet se unë pres nga Admistrata e ardhshme që t’i merr seriozisht përgjegjësitë amerikane për sigurinë, mirëqenien dhe paqen në Ballkan, gjë kjo që ende nuk është zgjidhur dhe nuk mund të injorohet!
Çështjet serioze në Bosnje nuk janë zgjidhur, ndërsa shumë çështje presin të zgjidhen apo të arrihen nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia i ka problemet e veta! Rajoni është shumë i thyeshëm, i ndjeshëm në këtë kohë, me tensione në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në njërën anë, dhe Rusisë në anën tjetër. Mu për këtë SHBA-të, nuk mund t’ia kthejnë shpinën Ballkanit, duke e pas Rusinë tek dera! Shih për këtë pres nga presidenti i ardhshëm i SHBA-ve që t’i merr seriozisht përgjegjësitë për paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni.

Sa i përket pyetjes për formimin e Gjykatës Speciale, më duhet të jemi i sinqertë me juve se, është çështje shumë delikate pasi, firma jonë është e kyçur në këtë drejtim. Por, më duhet të them se, para se gjithash, ky tribunal është pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe mendoj se ka qenë vendim i mençur! Tani duhet vepruar, sepse do të ketë gjykime të krimeve gjatë luftës dhe kjo duhet të bëhet përmes gjykatës se formuar ligjërisht. Vendimi i qeverisë vitin e kaluar për formimin e gjykatës ishte i drejtë dhe nuk ia vlen të kthehemi prapa. Tani është çështja se çfarë zotimi do të ketë gjykata?

Ajo duhet të respektoj sovranitetin e Kosovës dhe të veproj në bazë të ligjit e rendit, me kusht që drejtësia të vi në vend. Besoj se ia vlen që të kalohet nëpër këtë proces dhe të vazhdohet me tej, duke i lënë problemet prapa, duke mësuar nga vet procesi pikërisht në vënien në veprim të procesit gjyqësor, ku gjykatat do të kenë shembuj të mirëfilltë.

Ka zëra se kjo çështje duhet të sillet para Këshillit të Sigurimit të OKB-s. Çka mendoni ju?
Wisner: Këshilli i Sigurimit mund të vendosë çfarë të dojë, por mua nuk ma merr mendja se do të ishte e qëllueshme. Kjo çështje duhet të zgjidhet mes Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës. Ky duhet të jetë forumi për zgjidhje e jo Këshilli. Këshilli i Sigurimit nuk do të duhej të futej në këtë çështje. Kosova është vend i pavarur i Bashkimit Evropian dhe ka pranuar përgjegjësitë për sistemin juridik dhe nuk besoj se involvimi i Këshillit do të sjell ndonjë të mirë në këtë çështje!

Po çështja e zëvendëskryeministrit Thaçi?
Wisner: Ndjej keqardhje që Beogradi pamundësoi pjesëmarrjen e Thaçit në Konferencë. Të gjithë i dimë çështjet për të cilat është ngitur akuza në vitin 97 për zotin Thaçi. Tani është me rendësi që Serbia duhet të krijojë mundësi duke respektuar Kosovën. Të veproj në principin: jeto dhe lejo të tjerët të jetojnë, e jo duke i ndjekur liderët kosovar me akuza të pabaza. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është gjë pozitive, ndërsa ky veprim i Beogradit është negativ dhe i panevojshëm, jo efektiv.

Përshëndes përmbajtjen e Thaçit që mos të shkojë në Beograd për t’i përkeqësuar gjerat, por shpresoj se qeveria serbe ka marr leksion nga kjo dhe nuk do të lejoj më veprime të këtilla destruktive që prishin atmosferën e përmirësimit gradual Prishtinë – Beograd!

Atëherë, a duhet të anulohet urdhërarresti për zëvendëskryeministrin?
Wisner: Nuk i njoh procedurat serbe, por në fakt ai urdhërarrest nuk do të duhej të ishte dhënë fare dhe nuk duhet të përdoret për te ngritur tensione politike mes Serbisë dhe Kosovës. Çështjet politike duhet të zgjidhen mes dy vendeve përmes dialogut. Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës është zëdhënës i Qeverisë dhe pozita e tij duhet të respektohet.

Ju jeni mik yni. I afërt me pozitë e opozitë. Por tani opozita ka marr rol kundërshtues ndaj Gjykatës Speciale dhe çështjeve të tjera. Çfarë mesazhi keni për ta dhe përgjithësisht për popullin e atjeshëm?
Wisner: E kuptoj se kjo atmosferë që po mbretëron për një kohë është delikate për gjithë kosovarët, por gjithashtu, besoj se është në të mirën e të gjithëve që të palosin këtë faqe dhe të formohet gjykata speciale dhe të vazhdohet më tej dhe të merret si shembull i drejtësisë së mirëfilltë që mund te vie në këtë vend. Kjo çështje duhet të hiqet nga rendi i ditës dhe të merren me çështje të tjera më të rëndësishme, siç janë ndërtimi i ekonomisë, forcimi i qeverisë dhe krijimi i shoqërisë së shëndetshme dhe tolerante. Pra, të largohet mendja nga e kaluara dhe t’i drejtoheni ardhmërisë!

A do të trajtoj kjo gjykate diçka tjetër apo vetëm atë që është në raportin e Wiliamson-it?
Wisner: Preferoj të mos e komentoj këtë. Këto çështje duhet të diskutohen mes qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të cilët duhet t’i përmbyllin diskutimet pa komente nga jashtë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button