☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,760 ▲0.61%
DOW 52,826 ▲0.63%
NASDAQ 26,715 ▲1.1%
NAFTA 97.56 ▼0.27%
ARI 4,152 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,530 ▲ +2.33% ETH $2,496 ▲ +2.39% XRP $1.3904 ▲ +4.72% SOL $108.3100 ▲ +2.08%
S&P 500 7,760 ▲0.61 % DOW 52,826 ▲0.63 % NASDAQ 26,715 ▲1.1 % NAFTA 97.56 ▼0.27 % ARI 4,152 ▲0.23 % S&P 500 7,760 ▲0.61 % DOW 52,826 ▲0.63 % NASDAQ 26,715 ▲1.1 % NAFTA 97.56 ▼0.27 % ARI 4,152 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Ukraina

Witkoff e quan Putinin “humanitar”, senatorët republikanë shpërthejnë në kritika: Putin është vrasës gjakftohtë

I dërguari i Trump e falënderoi presidentin rus për lirimin e amerikanit Stephen Hubbard gjatë takimit në Shën Petersburg, por vlerësimi i tij u prit me zemërim nga senatorët Thom Tillis e John Cornyn dhe kongresmeni Don Bacon

I dërguari special amerikan Steve Witkoff e quajti presidentin rus Vladimir Putin “humanitar” gjatë takimit të së mërkurës në Pallatin Konstantin në Shën Petersburg, pasi Putini njoftoi lirimin e mësuesit amerikan në pension Stephen Hubbard, i mbajtur në burg në Rusi për më shumë se katër vjet. “Ju flisni aq shumë që presidenti im, presidenti Trump, është humanitar. Edhe ju jeni humanitar, zotëri, dhe unë ju përshëndes, ju përgëzoj dhe ju falënderoj sërish”, i tha Witkoff Putinit në fillim të takimit që zgjati rreth tre orë, siç njofton Axios.

Pamje arkiv: Steve Witkoff dhe Jared Kushner në takim me Vladimir Putinin në Kremlin

Vlerësimi i të dërguarit amerikan u prit menjëherë me kritika të ashpra nga radhët e vetë republikanëve. Senatori i Karolinës së Veriut, Thom Tillis, shkroi në rrjetin X: “Çfarë dreqin, Steve? Shiko përkufizimin e fjalës ‘humanitar’. Sa turpëruese dhe skandaloze është ta thuash këtë. Duhet të kthehesh në Ukrainë dhe të pyesësh familjet e fëmijëve që Putini ka rrëmbyer dhe vrarë nëse pajtohen që miku yt Putin është ‘humanitar'”.

Edhe senatori i Teksasit, John Cornyn, reagoi duke shpërndarë videon e deklaratës së Witkoff-it: “Jo. Putini është një vrasës gjakftohtë”. “Një tjetër turpërim”, shkroi shkurt kongresmeni republikan i Nebraskës, Don Bacon, i cili ka kritikuar edhe më parë mënyrën se si administrata e Trump po e trajton Rusinë dhe Ukrainën.

Kritikat vijnë në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj objektivave civile dhe objekteve energjetike në Ukrainë gjatë muajit të fundit, duke synuar rrjetin energjetik të vendit në prag të dimrit. Ato vijnë gjithashtu vetëm pak ditë pasi presidenti Trump lehtësoi sanksionet ndaj Moskës dhe njoftoi marrëveshjen për importin e naftës dizel ruse në tregun amerikan, vendime që kanë ngjallur kritika dypartiake në Kongres.

Vetë Trump e mirëpriti lirimin e Hubbard-it dhe, siç njofton The Times, la të kuptohet se lirimi lidhej me heqjen e sanksioneve të reja amerikane ndaj Rusisë, duke shkruar: “Nëse sanksionet do të vendoseshin, ato negociata me siguri do të ndaleshin plotësisht”. Takimi i Shën Petersburgut prodhoi ndërkohë gatishmërinë në parim të Moskës për të rifilluar bisedimet trepalëshe me Ukrainën dhe SHBA-në pas 10 nëntorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.