Ekonomia

Workshop mbi projektet e realizuara në zonën bregdetare

Ministria e Zhvillimit Urban, në bashkëpunim me Bankën Botërore, organizon sot Workshop–in mbi përfundimin dhe rezultatet e projektit “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare”, financuar nga Banka Botërore me një vlerë totale prej 35.16 milion dollarë.

gjermeni12-306x2001Ministria e Zhvillimit Urban nga ky projekt në kuadër të menaxhimit të mbetjeve të ngurta përfundoi me sukses ndërtimin e Landfillit Rajonal të Bajkajt me vlerë totale investimi 4.40 milionë dollarë dhe Stacionin e transferimit të mbetjeve në Himarë me vlerë financimi 608,504 dollarë. Landfilli i ri me pajisje bashkëkohore të financuara nga fondet e këtij projekti me vlerë 1.2 milion dollarë do të sigurojë menaxhimin e integruar të mbetjeve me një kapacitet depozitimi 25,000 m³ në vit duke i shërbyer të gjitha njësive vendore në qarkun e Vlorës.

Porto Romano, nga një zonë e rrezikshme mjedisore, falë investimit të kryer nga ky projekt me një vlerë rreth 2.5 milionë dollarë eshtë kthyer në një zonë të rehabilituar. Më shumë se 45,000 m³ mbetje të rrezikshme, dhera të kontaminuar dhe mbetje nga prishjet e godinave të kontaminuara në tri zona të ndotura, janë izoluar në objektin e mbyllur, duke minimizuar rrezikun e ndotjes mjedisore dhe rreziqeve shëndetësore.

Transformimi i Portit të Sarandës në një terminal për pasagjerë dhe anije  me një vlerë totale investimi 4.6 milionë dollarë e ka kthyer ate në një port hyrëse te rendesishme për turistët. Vetëm në vitin 2014,  ky port i ka shërbyer 24 kruizerave.

Falë ndërhyrjeve të kryera në sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizimit të ujërave të zeza në qytetin e Sarandës me një vlerë totale investimi 3.20 milionë dollare, furnizimi me ujë të pijshëm është përmirësuar ndjeshëm për 40,000 banorë të Sarandës dhe 300 banorë të fshatit Navaricë.

Me një vlerë investimi 6.98 milionë dollarë ka përfunduar zbatimi i projektit të Ujësjellësit dhe Rikonstruksioni i Sistemit të Kanilizimeve në Bashkinë Himarë, ndërtimi i Unazës së re në qytetin e Orikumit, zbatimi i 9 nënprojekteve për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në 10 fshatra, 15 nënprojekte për përmirësimin e sistemit rrugor dhe shesheve të 12 fshatrave si dhe rehabilitimi arkitekturor i 27 shtëpive që përfituan nga Programi “Çati dhe Fasada” i zbatuar në disa nga fshatrat tradicionalë të bregdetit jonian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button