☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,352 ▼ -0.83% ETH $1,992 ▼ -1.48% XRP $1.3218 ▼ -1.83% SOL $81.4200 ▼ -2.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

“WP” kryqëzon Trump: I dha informacione sekrete Rusisë

Donald Trump i ka ofruar informacione të klasifikuara ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, raportojnë mediat amerikane, të cilat hedhin sërish hije skandali mbi figurën e presidentit amerikan.

Sipas mediave, informacioni ka të bëjë me një plan të Shtetit Islamik për të kryer sulme duke përdorur lap top në avionë. Por këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, HR McMaster i hodhi poshtë lajmet duke i cilësuar si të pavërteta.

Trump priti ministrin Lavrov në Dhomën Ovale javën e kaluar. “Në bashkëbisedimin me të dhe ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kislyak, ai zbuloi detaje që mund të çojnë në ekspozimin e burimit të informacionit”, shkruan “Washington Post”, që citon burime zyrtare.

Presidenti thuhet se ka dalë nga protokolli, duke zbuluar detaje mbi planin e ISIS përmes përdorimit të lap top-ëve në avionë dhe vendin ku ishte lokalizuar kërcënimi.

Sidoqoftë, nëse kjo do të ishte e vërtetë për Trump nuk do të përbënte shkelje të ligjit, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara ka autoritetin të deklasifikojë informacionet.

Ajo që bie në sy është se takimi mes tij dhe ministrit Lavrov erdhi një ditë pasi Trump kishte shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, që po hetonte lidhjet e tij me Rusinë.

Ndërkohë, media të tjera amerikane bëjnë me dije se informacioni është ofruar nga një partner i Shteteve të Bashkuara, të cilit nuk i ishte dhënë leje për ta ndarë atë me Rusinë.

Sipas burimeve, persona të tjerë në dijeni të këtij fakti kuptuan gabimin dhe u përpoqën të kufizonin dëmet duke informuar CIA-n dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, NSA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.