🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,811 ▼0.2%
DOW 47,889 ▼0.62%
NASDAQ 22,882 ▲0.26%
NAFTA 96.17 ▼1.74%
ARI 4,786 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,113 ▲ +1.34% ETH $2,251 ▲ +1.46% XRP $1.3609 ▲ +0.27% SOL $85.3800 ▲ +1.69%
S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 % S&P 500 6,811 ▼0.2 % DOW 47,889 ▼0.62 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.17 ▼1.74 % ARI 4,786 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Xhaçka në Senat dhe kongresin amerikan: Jemi të interesuar për industrisë ushtarake amerikane

Me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka nisur më 17 prill, një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme në Senat dhe në Kongres.

Në Capitol Hill, ministrja Xhaçka është pritur në një takim të veçantë nga senatorët Tom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz dhe Jim McGovern. Në këto takime, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e rëndësishme të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, ndërsa diskutoi dhe mbi partneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. “Mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme edhe për axhendën europiane të Shqipërisë”, – tha ajo.

Në vizitën e saj në SHBA, ministrja e Mbrojtjes është takuar dhe me përfaqësues të kompanisë amerikane, Lockheed Martin, kompani elitë në botë në fushën e industrisë ushtarake. Aktualisht “Lockheed Martin”, po punon për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare (SIVHA). Kontrata për blerjen e SIVHA u miratua në nëntor 2017.

Ministrja Xhaçka u shpreh se Sistemi i Integruar për Vëzhgimin e Hapësirës Ajrore është me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë aleancën e NATO. “Jemi të interesuar për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në Shqipëri. Sistemi i integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore është me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë aleancën e NATO”, – theksoi Xhaçka. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është pritur në një takim të veçantë nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.