🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.57 ▼0.93%
ARI 4,651 ▼5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,348 ▼ -0.72% ETH $2,145 ▼ -1.37% XRP $1.4466 ▼ -0.37% SOL $88.8800 ▼ -0.67%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.57 ▼0.93 % ARI 4,651 ▼5 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Xhamia e Namazgjasë, PD: Rama po gënjen të gjithë myslimanët

PALOKA-320x181Çështja e ndërtimit të xhamisë së re të Namazgjasë ka shkaktuar sërish debate politike mes opozitës dhe mazhorancës.

Në një dalje publike nga selia e PD-së, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, ka akuzuar kryeministrin Rama se po gënjen të gjithë myslimanët për ndërtimin e xhamisë së re.

Paloka theksoi se kjo “është një lojë e rrezikshme e Ramës, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje me familjen Kruja që zotëron dhe tokën ku do ndërtohet xhamia”.

“Qeveria po mashtron me Xhaminë e Namazgjasë, dhe po i mohon të drejtën e të vërtetës qytetarëve, – u shpreh deputeti Paloka. – Po bëhet një krim me familjen Kruja, pasi po i mohohet e drejta e pronës”.

Për sa i takon ngjarjes së djeshme në Lazarat, ku disa gjimnazistë të fshatit u përleshëm me policinë e cila është akoma e pranishme atje, Paloka tha se “PD-ja po e ndjek nga afër dhe me shqetësim këtë çështje. Ne do të dërgojmë në Lazarat një grup deputetësh të komisionit të sigurisë për të mësuar dhe vëzhguar më mirë atë që ndodhi dhe po ndodh në orët e fundit. Po ashtu vërejmë nga ana e qeverisë një mungesë transparence. Banorët na kanë informuar se gjendja është shqetësuese”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.