Bota

Xhihadisti John, ja fytyra e pafajshme e djaloshit që u shndërrua në prerës kokash

I buzëqeshur para kameras, mes nxënësve të tjerë britanikë, miq të tij, kjo është fytyra e xhihadistit John. Emri i tij famëkeq u përhap pas ekzekutimit të parë që bëri publik me prerje koke në Siri. Kjo është fytyra e pafajshme e xhihadistit John, britaniku më i kërkuar i të gjitha kohërave që po bën terror publik duke therur në qafë pengjet e kapura në luftën në Siri dhe Irak, aty ku ISIS ka shtrirë tentakulat.

Kështu raporton Daily Mail që sjell informacionet e para lidhur me John. I lindur në Kuvajt, Mohammed Emwazi mbërriti në Britani kur ishte gjashtë vjeç. Ai e përqafoi jetën britanike, luante futboll në rrugë dhe ishte tifoz i Manchester United.

xhihadixhon

Fqinjët thonë se ishte një djalosh i urtë dhe i sjellshëm. Ai ishte tip studioz në shkollën e Kishës së Anglisë dhe ishte i vetmi mysliman në klasë.

Në atë kohë, djali i nje shoferi taksisti dukej më i interesuar në futboll se në Islam. Ai shkonte në xhami, fliste arabisht, por vishte rroba perëndimore dhe ishte një djalosh popullor.

T’i pyesësh sot, ish- shokët e klasës nuk e besojnë se ai është kthyer në terroristin më të kërkuar në botë.

xhihadixhon2 Kur ishte dhjetë vjeç, ai shkruante se loja që i pëlqen më shumë është “Time to Kill” (Koha për të vrarë) dhe libri i preferuar ishte “Si të vrasësh një monstër”.

I pyetur në atë kohë se çfarë donte të bëhej kur të ishte 30 vjeç, ai shkruante: “Do bëhem futbollist dhe do shënoj gola”.

Ngjyra e preferuar ishte blu, kafsha e preferuar majmuni dhe filmi i preferuar vizatimor ishte seriali “Simpsonët”.

xhihadixhon4 Ai kishte dy motra më të vogla. Nëna ishte shtëpiake dhe babai punonte taksist. Ata jetonin në një shtëpi të dhënë nga këshilli vendor.

Pasi mbaroi shkollën fillore, ai shkoi në një akademi, të quajtur Quintin Kynaston, ku studioi me emra të tillë si modelja dhe këngëtarja Tulisa Contostavlos.

Atje nisi të merrej më shumë me fenë dhe vishte veshje tradicionale islamike. Motrat e tij nisën të veshin Xhihab.
xhihadixhon3
Megjithatë mësuesit thonë se ai ishte një djalë që punonte shumë dhe krejt si adoleshentët e tjerë.

Në universitetin “Ëestminister” ai nisi të radikalizohej më shumë.

Shkonte në xhami të ndryshme dhe ishte i lidhur me Bilal el- Berjaëi, që u vra në Somali në një sulm me dron. Pas diplomimit, në gusht të vitit 2009, ai udhëtoi për në Tanzani me një grup miqsh.

Atyre iu refuzua hyrja në vend dhe u rikthyen me një avion në Holandë, ku thuhet se u mor në pyetje nga një agjent i MI5.

Ata e akuzonin se ai po tentonte që të shkonte në Somali për t’u bashkuar me radikalët e Al Shabaab.

Ai i mohoi akuzat. Kur u kthye në Britani, një oficer e dhunoi dhe ai bëri një ankesë. Më vonë u arrestua dhe u akuzua për vjedhje biçikletash. Akuzat ndaj tij ranë. Autoritetet i refuzuan një kërkesë që ai të kthehej në Kuvajt dhe ai tha se ndjehej si i burgosur në Londër.

Shtepia ne Britani ku ka jetuar xhihadisti John

shpietaexhihadistiMiqtë thonë se ai vazhdimisht fliste me pasion për të shkuar në Siri, sapo nisën trazirat. Në vitin 2013 ndryshoi emrin dhe u zhduk nga shtëpia. Babai i tij u tha autoriteteve se ai kishte shkuar në Turqi për të ndihmuar refugjatët.

Në fakt ai kishte shkuar në Siri, ku përfundoi si ekzekutuesi i maskuar i Shtetit Islamik, duke tronditur botën me barbaritë e tij.

Dy ndihmësmjekë britanikë, që e kishin takuar në Siri, thanë se ai dukej sikur nuk kishte frikë nga asgjë.

“Ishte nga ata njerëzit që nuk ka asgjë për të humbur,” thanë ata.

Pas zbulimit të identitetit të tij ka kritika të forta ndaj inteligjencës britanike se si u la ai të arratisej nga vendi, ndërsa ishte në listën e vëzhgimit.

Ndërkohë miqtë e tij ende nuk arrijnë t’a besojnë, se miku i tyre është kthyer në makthin e mbarë botës për ekzekutimet e frikshme që bën publikisht.

Related Articles

Comente

  1. …E kane ne ADN anti-Krishtin….Perendimi i pranon ,i integron , i shkollon, ju jep edhe poste publike,….dhe djallit, sa t’i vije momenti ,e nxjerr helmin….Aq thelle e kane te ngulitur inferioritetin ndaj perendimit, sa vetem me krime makabre e shprehin ate…..Ne thelb, eshte lufte mes dy qyteterimeve, …dhe dikush e shfrytezon edhe per ….”biznes borgjez”….

  2. O lek dukagjini po te ndjek me vemendje ne te gjitha komentet.me vjen keq te them se me te vertet je nje njeri shum i ulet dhe qe deshiron vetem derdhje gjaku si ky qafiri qe ka ekzekutuar njerez human.ti je nje percares dhe frikacak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button