Bota
“Xhon Xhihadisti” mund të jetë vrarë nga një sulm ajror amerikan
Forcat amerikane kanë ndërmarrë një sulm ajror në Raqqa të Sirisë kundër ISIS-it dhe ku mendohet se mund të jetë vrarë “Xhon Xhihadisti”. Mohammed Emwazi, militanti britanik i lindur në Kuvajt, ka qenë objektivi i këtij sulmi.
“Xhon Xhihadisti” u bë i njohur pas një serie videosh ku shihej duke ekzekutuar me prerje koke pengje perëndimorë.
Pentagoni ende nuk e ka bërë të qartë nëse Emwazi është vrarë apo jo. Një zyrtar amerikan ka thënë për BBC se sulmi është bërë ndaj një automjeti që mendohej se kishte brenda “Xhon Xhihadisti”.
Sekretari i Zyrës së Shtypit të Pentagonit, Peter Cook, tha: “Po analizojmë rezultatet e sulmit dhe do të japim informacion më të detajuar kur të jetë koha e përshtatshme”.