☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.14 ▼7%
ARI 4,866 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,185 ▲ +1.52% ETH $2,311 ▲ +2.65% XRP $1.3557 ▲ +0.4% SOL $83.4900 ▼ -0.52%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.14 ▼7 % ARI 4,866 ▲2.07 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.14 ▼7 % ARI 4,866 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ymeri: Gjykata Speciale konteston sovranitetin e vendit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se shpërthimi fashistë i Qeverisë së Maqedonisë ishte reflektim i karakterit të këtij shteti, i cili duhet të ndryshojë.

Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se qeverisja aktuale nuk ndryshon nga ato të mëhershmet në asnjë aspekt. Kjo qeveri, sipas tij po sjellë edhe Gjykatën Speciale që krijojnë një sistem paralel të drejtësisë në vendin tonë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shpjeguar arsyet pse subjekti i tij politik ka qenë kundër kësaj gjykate dhe arsyet pse do të votojnë kundër saj me 29 të këtij muaji. Mes tjerash, Ymeri vë në pah tri arsyet që sipas tij i bëjnë dëm të madh Kosovës me funksionalizimin e kësaj gjykate.

“Përmes krijimit të kësaj gjykata dhe pastaj përmes punës së saj do ta kemi një proces të rishkrimit, ose të rikuptimësimit të historisë së vonë të Kosovës përmes së cilës tentim gjenocidi që ka kryer pushteti serb përmes forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovës, meqë rast i vrau 12 mijë qytetarë të Kosovës, civil dhe po ashtu 2 mije e 500 ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqë rast i dhunoi mbi 20 mijë gra të Kosovës, i dëboi gati se 1 milion dhe po ashtu i shkatërroj gati 120 mijë shtëpi tash po zëvendësohet me një proces gjyqësor i cili do të jetë i përqendruar te pjesëtarë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Ymeri shtoi se kjo gjykatë që drejtë për së drejti është sponsorizuar nga Serbia dhe aleati i saj Rusia, ka për qëllim që ta instaloj logjikën e një drejtësie selektive brenda Kosovës, sepse gjykata do të merret vetëm me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në asnjë mënyrë me ata persona të cilët të veshur me uniformën e policisë dhe paramilitarëve të Serbisë kanë kryer krime në Kosovë.

“E treta që është po aq e dëmshme që përmes procesit dhe krijimit të kësaj gjykate të specializuar i tërë sistemi juridik, i tërë sistemi gjyqësorit në Kosovë po ndahet në dysh duke krijuar një sistem plotësisht paralele dhe autonomë të pavarur nga Kosova përbrenda Kosovës, dhe kjo është drejtpërdrejtë atakim dhe minim i sovraniteti të Kosovës”, theksoi ai.

Për Ymerin, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është një proces që është dashur të fillojë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e jo tani kur vendi ka hyrë në vitin e tij të tetë të pavarësimit. FAK, sipas tij do të duhej të ishte garant i sovranitetit të Republikës në njërën anën dhe i integritetit territorial të vendit në anën tjetër.

Ymeri duke komentuar idetë që brenda FAK të krijohet një batalion i veçantë me ushtar serb e të cilët do të kishin një ”pavarësi”, brenda FAK-ut,vlerëson se kjo assesi nuk duhet të ndodh, pasi që FAK duhet të jetë një ushtri unike dhe e pandashme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.