Z.Kryeministër, sinqerisht ndjej keqardhje…
Nga Pandeli Bardhi
…Z. Kryeministër, kaq shqetësime që keni ndier për afro një muaj dhe nga këto njëzet e pesë ditë sikur vetëm një të njëzet e pestën e këtij shqetësimi të kishit ndier për detyrimet që keni ndaj Shqipërinë, dicka do ishte bërë. E them këtë dhe me zëmër të bardhë që nuk nisem nga protesta dhe protestuesit, për të cilën kam edhe shumë rezerva që edhe ato do i shpreh në kohë, dhe së dyti unë nuk imponoj të jepni dorëheqjen, aq më keq ta bëj këtë në formë ultimative si protestuesit.
Kjo do të varet nga juve se sa juve ndiheni fajtor për aq sa ju takon. Nuk ka nevojë ta përsëris që gjithcka e kam me zëmër të bardhë e me ciltërsi dhe më pas është në dorën tuaj të më merni inat ose jo., sepse, në fund të fundit, jemi njerrëz dhe si të tillë,, nuk i durojmë dot as ultimatumet, as ofendimet e epitetet sepse jemi të gjithë prej mishi e gjaku, kemi familje dhe na ka syri “cipë.” , për të mos u bërë “gazi i Botës”.
Unë, kam qënë ushtarak në funksione të ndryshme si drejtues Reparti apo N/Reparti dhe sikur edhe një ushtar të më bënte vërejtje, do ta shihja vehten si në pasqyrë dhe sinqerisht nuk do të më mbante vëndi derisa të justifikoja atë detyrë që kryeja sepse nuk mund të duroja të më bënin vërejtje të tjerët qoftë edhe një i vetëm dhe jo në masë dhe, nuk do të qëndroja asnjë minutë me “gjak të prishur”, por do të merja një vendim, pa ma imponuar të tjerët.sepse ne, burat, jemi me “namus”dhe kemi “cipë në faqe”!
Në këto kohë që po kalojmë Z, Kryeministër, gjëndja lë shumë për të dëshiruar, përderisa askush nuk jep llogari para askujt, Sejcili bën sipas qejfit si t ja marë mëndja pa i dhënë llogari askujt dhe pa pyetur askënd. Të gjithë janë bërë si “këmbët e dhisë” dhe nuk meret vesh kush komandon, kush drejton e kush dëgjon.. Ky është sistemi që na i keni servirur juve që nga ai që e bëri i pari “katran” këtë gjëndje e sot “llapashet”tërë ditën nëpër televizionet e Kapter Irfanit që edhe ky kalon kohën, edhe hakmerret për inatet e vjetra, por edhe ai të na hiqet si “shënjt” sikur ne, nuk e njohim se cili është! Në systemin e kaluar, kishte formalizëm, por ama, të gjithë i nënshtroheshin llogaridhënies për c do vendim që merej dhe që ishte në interesin e të gjithëve.
Sot, nuk pyet askush dhe aq më tepër si puna juaj kur ka të bëjë me interesa madhore, Juve dhe jo vetëm juve na keni nxjerrë teorinë e “Kocekëve”, ku mbyllni gjithcka fshehurazi popullit, që nga ata që do të jenë përfaqsues të popullit dhe populli të mos i dijë c janë këta e nga vijnë, do të mbyllni ato vendime që duhet të jenë transparente sidomos kur është puna për tokat dhe pronat apo për investimet që do të bëhen e sa e sa të tjera që vetëm juve “të mëdhenjtë” duhet t i dini dhe askush tjetër., Ligji antikombëtar 7501, e ka bërë lëmsh Shqipërinë e qytetarët.
Po e shisni dhe po blini edhe tokën si “mall pa zot” apo sikur t ua kishte lënë Babai. Kjo është për të vënë duart në kokë . Zullumet që po bëni dhe kusuret që keni, janë të shumta sepse nuk e kuptoni përgjegjsinë tuaj por shijoni vetëm ëmbëlsinë e pushtetit. Nuk e kuptoni që juve bëni një e ata poshtë juve bëjnë dhjetë e hajde e mere vesh se c bëhet këtu. Juve jeni shtetarë por shtet nuk kemi që vec të tjerave, këtu hyn edhe “derri” edhe “Dosa” sikur të ishte mall pa zot.
Sot, po e shihni me sytë tuaj se c pasoja sjellin” Kocekët” kur mbani “paratë e fshehura” jo paratë vërtet por ato që duhet të jenë transparente për të tjerët sepse për paratë hallall t i keni, por ata poshtë, vjedhin pa doganë sepse thonë “rroftë sebepi” dhe kur vjen puna, “kocekistët” u a numurojnë të gjitha sepse ata nuk kanë c të humbasin, të gjithë sot janë për interesat e veta dhe të askujt tjetër.
“Do të vijë dita kur “kocekistët” do të zbrazin mbi juve tërë errësirën e tyre , tërë injorancën e tyre e sidomos kur të shohin që “anija po fut ujë” dhe si “minjtë” do ja mbathin, duke shprazur gjithcka mbi ju. Por kur shohin që juve jeni në rregull, ata nuk kanë nga tja mbajnë..Janë disa deputetë që me të vërtetë para juve hiqen si të zgjuar por t i shihni kur shkojnë para atyre që i quajnë “injorantë” dhe nuk e shohin sa shpejt ju del “kallaji”! Që nga juve Z, Kryeministër e deri tek i fundit, më falni por asnjëherë nuk e keni kuptuar funksonin si përgjegjsi e rëndë para popullit e Atdheut, por si privilegj..
Këtë mendon edhe një kuadro i thjjeshtë që edhe në një funksion të ulët të jetë, e përdor vetëm për t u tundur e shkundur..Kështu e kemi ne..Edhe në rastin tuaj për dorëheqje, qofsha i gabuar por këmbëngulja juaj, nuk besoj të jetë fodullëku por e vërteta është vetëm përgjegjsinë para Atdheut nuk e ndjeni. Për këtë , të më falni por nuk më pëlqejnë aspak ato që shprehni sepse juve jeni i zgjuar dhe të thuash që; “nuk ka kush të ulet tjetër në karigen tuaj për integrimin në Europë apo “nuk ka tjetër se kujt Trumph t i dërgojë helikopterin për ta cuar për në “Bordin e Paqes” që ky bord është një “vrimë në ujë”!,
Këto nuk i shkojnë natyrës tuaj të zgjuar sepse shumë shumë këto shkaqe apo sebepe, mund t ja bëni “Mjeshtrit” Sali, për karshillëk, por jo popullit të vuajtur aq shmë për tridhjetë e gjashtë vite me radhë në këtë palo system që na rervirët..Nuk ju shkon juve të quani vehten i pazëvëndësueshëm. Jeni juve e të gjithë juve politikanët që e keni bërë Shqipërinë si një “dele” e qethur”, por jo me gërshërë që presin, por me ato gërshërë që ca qime i presin e ca i shkulin me gjithë lëkurë,e ca i lënë sic ishin e mos o zot kur e sheh Shqipërinë nga lart, apo ndërtimet në Kryeqytet se c farë pamje të servirin para saye që nuk është e nevojshme t i shpegosh sepse, këto pamje, flasin vetë. ,
Shjqipëria, ndodhet në gjëndjen “Migjeniane”!. Pamjet, flasin vetë tregojnë vetë që këtu, punohet “O burra kush të zhvati e kush të rrjepi më shumë”! Këtu, nuk ka as maxhorancë as Opozitë, këtu ka vetëm, sherre,. grindje, akuza dhe denigrim ndaj kundërshtarëve politikë. Për gjëndjen e pensionistëve dhe të shtresave në nevojë po e lë për herën tjetër dhe e vërteta është që gjëndja e tyre, është skandaloze sepse jam edhe vetë një i kësaj Armate të vuajturish të djeshëm e të cfilitur të sotëm dhje juve me hallet e atyre që i kanë ikur kockat shtrëmbër nga puna e rëndë që kanë bërë e nga hallet e shumta të sotme, qeshni, vecse të dini që sa më thellë të shkoj, aq më “rruda” do të gjej… Unë, gjysmat e tridhjetë viteve në ushtri, i kalova në Sazan, Karaburun dhe Porto Palermo.Këto u bënë “vatanet” e mija.
Aq vite sa vite kam në pension, nga viti 2013,i kam kaluar si hamall larg në emigraciondhe sot mar një pension shumë më pak se një Kapter sepse kështu u kenibërë juve specialistët dhe nuk keni kohë t i regulloni, sikurse asnjë pensionist, nuk po i gjen vitet e punës dhe më e dhimbshme akoma është, kur një “specialiste” e Sigurimeve shoqërore shprehet”; “Akoma gjallë janë këta pensionistët?
Por, herën tjetër… Hakshe hakshe ,të vërtetën e keni thënë vetë me gojën tuaj para gazetarit amerikan kur ai ju pyet dhe as më shumë e as më pak, keni thënë. Nano, ju përgjigj: “ Çi q.. tëmën Shqipërisë, mua më intereson të bëhem President”!. Berisha ; “Pas meje, kiameti të bëhet”!..Juve Z Kryeministër keni bërë shumë premtime e të gjitha si “p.. e Ujkut që edhe në dimër, mer errë i tërë pylli”! Këta jeni juve që i keni hypur “gomarit mbrapsht! Në ngjarjet e Gërdecit , Berishës i ratë krahëve duke i thënë “Mos u mërzit” dhe Saliu, aq deshi, sepse askuj prej juve nuk ju dhimbsën ata bij nënash, ata të plagosur të shumtë, ata fatkeqë që mbetën pa tokë e pa shtëpi, ato nëna që nuk i kanë hequr akoma rrobat e zeza.
Juve jeni si Mehdiu që tundet e shkundet dhe kur e thërasin në gjyq ai shkon në Amerikë.. Por, në këtë Botë do të lahen të gjitha. I vetmi që na sjell pak humor, është Berisha, që mos vdektë kurrë! Na “shkriu” fare kur jep postulate si “kërkesat e tyre (protestuesve), janë edhe të partisë demokratike, prandaj i mbështesim ata dhe mos u pajtoni me ndonjë kërkesë të ekzagjeruar të tyre.
Eshtë fjala për atë që ata thonë “Berisha në burg”, por edhe kësaj ja gjeti “ilacin” sepse këto i i thonë ata të Ramës!, Kai filluar Berisha avash avash të depertoni në protestë me disa Ballinj Këllicë e Jorida që po bëhen “Malinj” të protestës.. Këtë e bën kur pa të që nuk i shkoi “kali në urrë”dhe këta të rinj e të reja, ju dukën më bindës nga ata të “pabindurit e tij civilë” që protestat e tyre u kthyen në boomerang dhe bënë vetëm një vërrë në ujë”!
Siç e thashë, kam edhe shumë “xhevahire” të tjera, por po i lë për radhën tjetër dhe juve po të doni lexoini, po të doni lëreni si deri sot. E vërteta është që juve, nuk ndjeni dhimbjen e të tjerëve dhe as doni t ja dini. Asnjë pushtet, nuk do të dijë këto halle të shumta e aq më tepër kjo farë media e këta palo gazetarë, por jo të gjithë që vjellin vrrer gjithë ditën, që nxitin përcarrje e shkruajnë “mos o zot”! Kudo duhen reforma dhe jo reforma do kudo si ajo e drejtësisë, por reforma “qilizmë” po kush t i bëjë thuaj…



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.