MaqedoniaRajoni

Zaev hedh poshtë idenë e Georgievskit për amnisti

Lideri i opozitës Zoran Zaev ka akuzuar ish kryeministrin Lubço Georgievski se tenton që të barazojë pushtetin dhe opozitën lidhur me përgjegjësinë për krizën politike. Zaev paralajmëroi se gjatë bombave në vazhdim do të kuptohet përse Georgievski e fajëson edhe LSDM-në për përgjimet njëjtë si partinë në pushtet, VMRO-DPMNE-në.

“Nëse më lejoni, gjatë periudhës që vijon, opinion do ta ketë të qartë se përse Lubço Georgievski kalkulon në turbulencë në këtë periudhë duke tentuar që ti barazojë të dy palët”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev në një intervistë për televizionin TVM në Ohër ka përsëritur se derisa ai është në skenën politike, nuk do të lejojë as të bisedohet e jo më të pranojë një ligj për amnesti për përgjimet dhe keqpërdorimet që sipas tij ka bërë pushteti aktual.

“Absolutisht, unë jam i pari në mes të barabartëve që në çdo konferencë dhe paraqitje publike përsëris se nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri. Ky premtim nuk mund të shkojë bashkë me amnisti. Derisa jam unë në politik nuk do të lejoj që për amnisti as të bisedohet, negociohet dhe as që do të lejoj të ndodh”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

VMRO-popullore ka reaguar sot duke thënë se ideja e liderit të tyre, Lubço Georgievski është shtrembëruar dhe interpretuar gabimisht nga dy partitë e mëdha, VMRO dhe LSDM. Propozimi i tyre thuhet se ka qenë me qëllim që të parandalohen tensione dhe eskalim i krizës. Propozojmë ligj për amnisti me të cilin do të amnistoheshin veprat e prekura me parregullsitë zgjedhore, të përmendura në publikimet e bisedave të përgjuara, si dhe vetë akti i përgjimit, pa dallim kush i ka porositur dhe realizuar, thuhet në reagimin e VMRO-Popullores. Kjo parti ka thënë se idetë e Georgievskit gjithmonë fillimisht janë hedhur dhe në fund janë mbështetuar si zgjidhje më të mira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button