☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.08%
DOW 52,439 ▲0.12%
NASDAQ 26,476 ▼0%
NAFTA 101.90 ▲2%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +0.96% ETH $2,335 ▲ +0.73% XRP $1.3185 ▲ +0.78% SOL $101.0200 ▲ +1.05%
S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Zaev shpreson në zgjidhjen e kontestit me Greqinë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha mbrëmë se shpreson se Shkupi dhe Athina së shpejti mund ta gjejnë zgjidhjen për kontestin e gjatë me dekada lidhur me çështjen e emrit.

Greqia argumenton se emri Maqedoni implikon pretendime territoriale ndaj një rajoni grek me të njëjtin emër dhe për shkak të kësaj çështjeje, i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Më 20 dhe 21 nëntor do të bëhet takimi i parë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, dhe shpresoj se ne do të gjejmë zgjidhje e jo ta vonojmë atë”, tha mbrëmë në Lubjanë kryeministri, Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.

Kryeministri Zaev tha se shpreson se bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian do të fillojnë vitin e ardhshëm.
Takimi me palën greke në muajin nëntor, do të jetë i pari prej se Zoran Zaev është kryeministër i Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.