Maqedonia

Zaev: Tërheqja e vendimit të Ivanovit dhe zgjedhjet e lira e nxjerrin vendin nga kriza e tanishme politike

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe stafi i tij partiak kanë pritur në takim delegacioni ne asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) i udhëhequr nga Stefan Schennach, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zaevi u shpreh se tre kushtet kyçe për zgjedhje të rregullta nuk janë plotësuar, që është mjaft e qartë si për opinioni e brendshëm, ashtu edhe për atë të jashtëm.

Zaevi njoftoi delegacionin se nuk është pastruar lista zgjedhore, nuk ka reforma në mediume dhe partia nuk është e ndarë nga shteti, ndërkaq thotë se kulmi i shkeljes së marrëveshjes së Përzhinos është vendimi i kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Për zgjidhje të krizës, Zaevi propozon tërheqjen e vendimit të Ivanovit dhe oraganizimin e zgjedhjeve të drejta, të rregullta të cilat do të sjellin qeveri të besueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button