☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.60 ▲1.97%
ARI 4,596 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,070 ▲ +2.08% ETH $2,079 ▲ +4.32% XRP $1.3540 ▲ +1.87% SOL $84.7600 ▲ +3.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,596 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zaganjori: Korrupsioni në gjyqësor në formë të shëmtuar, duhet luftuar

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezai Zaganjori duke folur për reformën në Drejtësi, tha se ajo është një domosdoshmëri.

llalla-gjykata-e-larte-fotoNë lidhje me këtë reformë, Zaganjori tha se gjyqësori është I gatshëm të japë kontribut për të zhdukur korrupsionin.

Këto deklarata ai i bëri gjatë prezantimit të botimit “Standartet e gjykimit përmes vendimeve unifikuese”, organizuar nga Gjykata e Lartë.

“Gjyqësori është i gatshëm të japë kontribut. Sapo të kemi draftin e reformës do japim mendim. Korrupsioni në gjyqësor, në formë të shëmtuar, institucionet ligjzbatuese duhet ta luftojnë”.

Llalla: Të parashikohet në ligj e drejta e prokurorisë për të thirrur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është i mendimit se Gjykata e Lartë duhet të shtojë aktivitetin e saj në nxjerrjen e vendimeve unifikuese, për të standartizuar praktikën e gjykatave më të ulta, “vendimet e të cilave, në shumë raste, karakterizohen nga subjektivizmi dhe pse jo, edhe nga abuzivizmi”.

Gjithashtu, duke theksuar se aktualisht është koha që po diskutohet gjerësisht Reforma në Drejtësi, z. Llalla u shpreh se “shpresojmë dhe besojmë se ligjvënësi do të marrë parasysh kërkesën që Prokurorit të Përgjithshëm t’i njihet e drejta për të vënë në lëvizje Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të nxjerrë vendime unifikuese për çështje të ndryshme penale”.

Duke i dhënë këtë të drejtë ligjërisht Prokurorit të Përgjithshëm, “institucioni i prokurorisë do të jetë më aktiv në standardizimin e praktikës gjyqësore që ndihmojnë në respektimin e garantimin e të drejtave themelore të njeriut, si edhe në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri”, u shpreh z. Llalla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.