☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,756 ▲2.11%
DOW 47,663 ▲2.32%
NASDAQ 22,575 ▲2.53%
NAFTA 95.33 ▼15.6%
ARI 4,783 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,157 ▲ +4.41% ETH $2,206 ▲ +6.03% XRP $1.3540 ▲ +4.15% SOL $83.1400 ▲ +5.37%
S&P 500 6,756 ▲2.11 % DOW 47,663 ▲2.32 % NASDAQ 22,575 ▲2.53 % NAFTA 95.33 ▼15.6 % ARI 4,783 ▲2.09 % S&P 500 6,756 ▲2.11 % DOW 47,663 ▲2.32 % NASDAQ 22,575 ▲2.53 % NAFTA 95.33 ▼15.6 % ARI 4,783 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zaganjori: Unifikimi i praktikave gjyqësore kryefjalë; 21 Janari, shumë shpejt vendimi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pasqyroi të mërkurën punën e institucionit të tij, teksa vuri theksin tek unifikimi i praktikave gjyqësore si rruga më e mirë drejt zgjidhjes së shumë çështjeve në një kohë sa më të shkurtër.

Gjatë fjalës së tij në një takim me gazetarët, Zaganjori tha se Gjykata e Lartë ka punuar me ritme të larta. Ai në mënyrë narrative dhe statistikore sqaroi se cilat janë objektivat për këtë vit kalendarik dhe arritjet e vitit të mbyllur një muaj më parë.

Sipas Zaganjorit, Gjykata e Lartë duhet të shqyrtojë gjatë këtij viti rreth 13 000 dosje. “Në vitin 2013 janë regjistruar 5 385 çështje dhe janë shqyrtuar 4 207. Një vit më pas u regjistruan 6 698 dosje, teksa u shqyrtuan 6 448, ndërsa vitin e shkuar fluksi ka qenë më i lartë, 9 051 dosje dhe puna jonë mjaft voluminoze, pasi i kemi dhënë zgjidhje 7 400 dosjeve. Pra gjatë vitit 2015 kanë ardhur 2 353 dosje më shumë se një vit më parë, teksa janë çuar për gjykim 912 çështje më shumë”, tha Zaganjori.

Ai tha se puna e Gjykatës që ai drejton do të ishte më e lehtë në rast se do të punohej më shumë me unifikimin e praktikave. “Ka vende në botë që kanë shumë më shumë popullsi dhe shumë më pak çështje dhe kjo, pasi në Gjykatën e Parë nuk shkojnë të gjithë, ka mirëkuptim dhe marrëveshje para gjyqësore. Kjo është shumë e rëndësishme. Kjo, vjen edhe për shkak të unfikimit të praktikave, të cilat i japin mundësi të gjithëve të kenë transparencë mbi argumentat e përdorura për një vendim e kështu të mos ndërrmarrin hapa në rast se çështja është e ngjashme”, tha Zaganjori. Ai shtoi se lidhur me unifikimin e çështjeve, vitin e kaluar kalendarik janë përcjellë 4 vendime, ndërsa këtë vit janë nisur dhe 6 praktika të tjera, që presin vetëm vulën.

Gjykata është duke shqyrtuar çështjet penale të 2015-ës. “Lajm i mirë, tha Zaganjori, është që kemi shpejtuar punën për dosjet penale, duke shqyrtuar dosjet e 2015-ës, pra të një viti më parë. Tek dosjet civile dhe administrative jemi në vitin 2013”, shtoi ai. Ai tha se është rritur transparenca. “Një pikë tjetër që lufton korrupsionin është transparenca dhe për këtë arsye ne kemi ndërmarrë nisma të rëndësishme, si publikimi online i vendimeve dhe krijimin e revistave periodike me argumentat e dhënë për një vendim”, vijoi ai.

Sipas Zaganjorit, problem kryesor mbeten pronat dhe pensionet e ushtarakëve. Për të parën, Zaganjori u shpreh se duhet më parë vendimi i Kushtetueses dhe më pas ne dhe Gjykata e Strasburgut do veprojmë. Sa i takon pensioneve të ushtarakëve, ai tha se po shqyrtohet mundësia e unifikimit të vendimeve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaganjori u shpreh se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për të rritur efiçencën e punës së gjykatave dhe për të relaksuar punën e Gjyaktës së Lartë, por nuk mbajti një qendrim të plotë mbi çështje konkrete.

Ai u rezervua të shprehte qëndrim të qartë mbi krijimin e një Gjykate të Lartë Administrative, apo të vendosurit nëse Gjykata e Lartë do të jetë karriere apo e ndërthurur. “Mendoj se një gjykatë paralele administrative do të ishte e nxituar, edhe pse mund të bëhej shumë kollaj. Them e nxituar për shkak të eksperiencës së vogël që kemi në këtë drejtim, kështu është shprehur dhe komisioni Venecias. Sa i takon çështjes së Gjykatës së Karrierës, tha Zaganjori, unë jam i idesë se kjo duhet të jetë Gjykatë Karriere, pasi është e rëndësishme eksperienca, por nëse ne do na duhet të bëjmë vendime të unifikuara, atëherë është e nevojshme që pedagogë me eksperiencë të bashkohen e ndërthuren në punën tonë për t’i dhënë zgjidhje problemit të unifikimit”, tha ai.

Zaganjori u shpreh plotësisht dakord me rishkruajtjen e Kodit të procedurës Penale dhe Civile. “Është një kod i vjetër, i përkthyer keq nga italishtja. Duhet një rishkrim dhe duhet adaptuar me problematikat e momentin”, tha Zaganjroi.

Lidhur me 21 Janarin, Zaganjori deklaroi se çështja është në dhomën e Këshillimit. “Relacioni është shkruar dhe tashmë pritet që grupi të mblidhet të marrë një vendim, besoj se shumë shpejt vendimi do të dalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.