☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.80 ▲3.17%
ARI 4,502 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,638 ▼ -0.1% ETH $2,009 ▲ +0.15% XRP $1.3398 ▲ +0.27% SOL $82.5200 ▼ -0.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.80 ▲3.17 % ARI 4,502 ▼0.5 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.80 ▲3.17 % ARI 4,502 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet dinamika e plotë e aksidentit me tre viktima/ Shkeljet e kryera nga 20-vjeçari që drejtonte Audin

Në rrethrrotullimin e unazës lindore, prane TEG, mbrëme ka ndodhur nje aksident  fatal ku humbën jetën 3 të rinj në kryeqytet.
Mjeti ‘Audi’ që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj hyn në rrethrrotullim me shpejtësi mbi 200 km në orë për pak sa godet një mjet tjetër në rrethrrotullim e më pas thyen barrierat anësore dhe bie mbi një automjet që po kalonte në autostradë.

Përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçaren Sikela Përroi dhe për 22-vjeçaren Erisilda Abedinin. Pak orë më vonë në spital ndërroi jetë dhe 20 vjeçari të cilin ia mori jetën pasioni i tij për shpejtësinë.

3 personat që ndodheshin në mjetin që ndodhej në nënkalim morën dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut në spital. Për forcën goditëse të makinës Audi me barrierat e rrugës flet kjo mbetje metalike e cila ka fluturuar rreth 80 metra nga njëra anë e rrethit në tjetrën.

Shkaktari i aksidentit 20 vjeçari Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se një vit që kishte marrë patentën megjithatë kishte treguar se ishte një përdorues i rrezikshëm rruge jo vetëm nga videot që hidhte në tik tok por edhe nga ndëshkimet që kishte marrë nga policia.

Në pak muaj ai ishte gjobitur 5 herë nga policia për përdorim celulari në drejtimin e mjetit, shkelje semafori si edhe shpejtësi në zonat urbane duke bërë gara me bashkëmoshatarët. Madje në një rast më 15 nëntor për këtë shkak ai u shoqërua në komisariatin e Farkës dhe mjeti Skoda që kishte në përdorim u bllokua.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.