Kronika

Zbardhet urdhër arresti i Interpol Athinës për Balilin: Sa drogë trafikoi

Gjykata e Apelit në Greqi lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Klemend Balilit, shqiptarit i cili rezulton personi më i kërkuar nga policia.

Report Tv ka siguruar korrespondencën mes Interpol Athinës dhe Interpol Tirana ku më 30 Janar 2017 Zyra e Interpol Athinës njofton kolegët në Tiranë se urdhër arresti ndërkombëtar FE 7698 datë 17/05/2016.

Më tej sqaron Interpol Greqia është e nevojshme të vazhdojnë kërkimet ndaj tij, na njoftoni se keni lokalizuar këtë person është identifikuar gjeneraliteti i tij dhe nëse përdor apo jo të njëjtën pasaportë me nr BF 2613552 apo ka një mjet tjetër identifikimi.

Në më pak se dy vite ky grup është përgjegjës për transportin dhe trafikun e 3.8 ton kanabis dhe 83 Kg Kokainë.

Por ku operonte organizata kriminale për të cilën autoritetet greke bëjnë përgjegjës Klemend Balilin?

Referuar materialit të hedhur në sistemin zyrtarë të Interpol hetuesit Grek sqarojnë së “Kjo organizatë përbëhet nga një numër i madh personash me kombësi Greke e Shqiptare. Objektivi i tyre është transportimi dhe shpërndarja e sasive të mëdha të drogës, Kanabis dhe Kokainë.

Ky aktivitet sipas Interpol Athinës kryhej në Austri, Belgjikë, Greqi, Hollandë, Spanj, Angli, e disa vënde të tjera. Për të realizuar transportin e drogës grupi përdorte kompanitë e transportit të regjistruar në Austri e Bullgari.

I gjithë ky aktivitet sipas hetuesve grek është kryer me financimin e Balilit i cili ishte dhe personi që kontrollonte grupin kriminal.

Për të bindur me fakte autoritetet shqiptare Interpol Greqia rendit dhe disa nga sasitë e drogës për të cilat sipas tyre përgjegjës është organizata e financuar nga Balili.

Siç shihni në këtë faksimile në dy vite 2014-2016 sasitë janë si më poshtë.

Greqi 441 kg Canabis, Servi 678 Kg Canabis, Angli 23 kg Kokainë, Bullgari 531 kg Canabis, nga Hollanda sasi të pa peshuara kokainë, nga Belgjika 60 kg kokainë, 1000 kg Canabis me prejardhje të panjohur, 451 kg Canabis në Patra Greqi, dhe 678 kg Canabis më 6 Maj 2016 që është dhe sasia e fundit kur u arrestuan pjestarët e grupit.

Si po operohet për arrestimin e Balilit për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare?

Burime për ReportTv nga grupi hetimor bënë me dije se për kapjen e Balilit është kërkuar ndihma e prokurorisë për të dhënë lejen e përdorimit të pajisjes speciale të gjurmimit siç është pajisja e njohur IMSI Catcher e cila gjurmon dhe lokalizon telefonata dhe për numra të paregjistruar në hapësira të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button