Zbatimi i koncesioneve të shërbimeve, debate në Komisionin e Ekonomisë
Zbatimi i koncesioneve të shërbimeve në disa sektorë të ekonomisë u debatua ashpër të martën në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe i kërkoi ministrit të Financave për të disatën herë rishikimin e marrëveshjeve koncensionare.
Koncesionet e disa shërbimeve ofrojnë shërbime mizerable”, deklaroi Braçe ndërsa renditi disa prej tyre konkretisht atë të kasave fiskale, markimin e karburanteve, pullave fiskale.
Sipas Braçes, nëse kompanitë nuk përmbushin detyrimet e kontratës atëherë duhen ndërmarrë veprimet që parashikon ligji.
Por ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se me një pjesë të kompanive jemi në proces rinegociatash të marrëveshjeve, ndaj dhe duhet tu japim kohen e duhur negociatave. Me pas, theksoi ai, ministria e Financave ka planifikuar audit për të gjitha këto kompani.
Ndërsa ish ministri i Financave, deputeti i PD-së, Ridvan Bode mbrojti marëveshjet koncesionare të arritura prej qeverisë së djathtë. Bode akuzoi qeverinë aktuale për mosefiçence, pasi merret me punën e qeverisë së shkuar.
Debati u zhvillua kur në komisionin e Ekonmisë po diskutohej marrëveshja e rinegociuar me kopaninë “Rapiscan” që ofron shërbimine skanimit në dogana. Marrëveshja e cila u arrit pas ankesave nga ana e biznesit për pagesën e skanimit më shumë se një herë për një mall. Ministri i finacnave tha se pas rinegociimit kemi arritur përjashtimin e rreth 154 mijë edklaratve doganore.
“Biznesi ka ngritur shqetësim në lidhje me pagesën e tarifës së shërbimit të skanimit për disa deklarata doganore, të cilat duhet të jenë të përjashtuara, pasi konstatohen raste të pagesës së tarifës së shërbimit dy ose më shumë herë për të njëjtin mall, në varësi të deklaratave doganore që shoqërojnë vendosjen e këtij malli, në procedura të ndryshme doganore”, tha Cani.
Për të lehtësuar biznesin, që të mos paguajë tarifën e shërbimit dy ose më shumë herë, në funksion të uljes së kostove të bizneseve importuese në vend, si dhe për të përshtatur e harmonizuar qëllimin e këtij ligji me procedurat doganore sipas legjislacionit doganor në fuqi, është paraqitur një shtesë në ligj, në të cilën përcaktohet se, pavarësisht nga veprimet që do të kryhen në doganë, për një mall do të paguhet vetëm një herë tarifa e skanimit.
Deklaratat doganore që do të përjashtohen nga kjo pagesë, sipas procedurave doganore specifike janë: mallrat e vendosura në regjimin e tranzitit, kur ky regjim përfundon në një zyrë doganore shqiptare për të marrë një destinacion tjetër doganor; mallrat që dalin nga regjimi i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor, me përjashtim të rieksportit; mallrat që vendosen në qarkullim të lirë, pas vendosjes në regjimet doganore pezulluese; transferimet nga një regjim pezullues/ekonomik në tjetrin; importet rastësore të mallrave me natyrë jotregtare (deklarata të thjeshtuara).
Shuma e përjashtimeve nga tarifa e skanimit, si rezultat i këtij projektligji, do të ulë të ardhurat nga tarifa e shërbimit dhe do të rrisë me të njëjtën shumë, diferencën që mbulohet nga buxheti i shtetit. Kjo shumë, së bashku me atë që rezulton nga ulja e tarifës nga 39 në 22 euro, është rreth 4 milionë euro në vit, që do të thotë se buxheti duhet të përballojë rreth 4 milionë euro në vit për pagesën ndaj “Rapiscan Systems”, Inc.