☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,664 ▲ +2.02% ETH $1,754 ▲ +2.93% XRP $1.1381 ▲ +4.28% SOL $82.9700 ▲ +2.95%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Bundesliga

Zbulohen 3 opsionet e Bayern për krahun e majtë të sulmit

Pas transferimit të Anthony Gordon te Barcelona, Bayern ka vijuar me planet për gjetjen e një sulmuesi anësor. Sipas mediave gjermane, klubi bavarez po shqyrton disa opsione. Ja tre prej tyre:

Alberto Moleiro (Villarreal)

Ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të futbollit spanjoll. Mesfushori ofensiv zhvilloi një sezon shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Marcelino, aq sa shumë e konsiderojnë një kandidat serioz për Formacionin e Vitit në Spanjë. Në verën e vitit 2025, Villarreal investoi 16 milionë euro për ta transferuar nga Las Palmas. Një vit më vonë, vlera e tij është rritur ndjeshëm. Jo më kot, pasi statistikat prej 10 golash dhe 6 asistesh flasin vetë. Moleiro luan në krahun e majtë, është shumë i mirë teknikisht, i vendosur dhe ka një instinkt të jashtëzakonshëm drejt golit. Ai është përmirësuar në çdo aspekt gjatë sezonit.

Bazoumana Touré (Hoffenheim)

Nuk ka shumë kohë te klubi i tij aktual. Bazoumana Touré iu bashkua Hoffenheim-it nga Hammarby në shkurt të vitit 2025. Ai nuk pati nevojë për shumë kohë përshtatjeje në Bundesliga. Sezonin e kaluar, realizoi 5 gola dhe dhuroi 12 asiste në 30 ndeshje. Touré ende është pak i papërpunuar në disa aspekte të lojës së tij dhe duhet të bëhet më i qëndrueshëm, por aftësitë natyrale flasin vetë. Ai është shumë i shpejtë, driblues i fortë dhe tashmë ka mësuar të kontribuojë edhe në fazën mbrojtëse. Ndërsa tarifa e transferimit do të kalonte 40 milionë euro, lojtari ka ende shumë hapësirë për zhvillim dhe nuk do të ishte menjëherë nën presion të madh. Klubet angleze e kanë prej kohësh në radar. Skautët e tyre janë të bindur për cilësitë e tij.

Malick Fofana (Lyonn)

Bayern kishte shfaqur interes për të që në verën e vitit 2025. Belgu i kishte lënë mbresa të mëdha stafit bavarez të skautingut, por transferimi nuk u realizua kurrë. A mund të bëjë Bayern një tjetër përpjekje për ta transferuar këtë verë? Absolutisht po! Dhe sezoni i vështirë 2025/26 i belgut luan një rol të rëndësishëm në këtë lëvizje. Fofana mungoi për një periudhë të gjatë për shkak dëmtimi dhe në fund zhvilloi vetëm 16 paraqitje. Për më tepër, kontrata e tij skadon në verën e vitit 2028. Nëse Lyon dëshiron të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij, kjo verë do të ishte momenti ideal. Kur ishte në formën e tij më të mirë para dëmtimit, Fofana kishte pothuajse të gjitha cilësitë e nevojshme për të bërë hapin drejt një klubi të madh. Edhe Liverpool e kishte në listën e ngushtë të preferencave gjatë vitit 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.