☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.14 ▼1.46%
ARI 5,003 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,195 ▼ -1.27% ETH $2,331 ▼ -0.68% XRP $1.5222 ▼ -2.98% SOL $94.6900 ▼ -0.35%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.14 ▼1.46 % ARI 5,003 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zbulohen arsyet e largimit të nëndrejtoreshës, Blerta Kraja i shkruan stafit: Ika se më tronditi vetëvrasja e doganierit

Pak kohë pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit si drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, edhe numri dy i institucionit ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për zëvendësdrejtoren Blerta Kraja, e cila vetëm pak ditë më parë është larguar.

Blerta-KrajaDuket si një tërheqje normale nga një funksion në administratë deri në momentin kur gazeta “Panorama” zbuloi e-­mailin përshëndetës të Krajës dërguar stafit të saj. Një e­mail jo i zakonshëm, pa barrierat formale që imponon institucioni dhe pozicioni me mesazhe të forta mbi jetën dhe mbi një përjetim goditës të një ngjarjeje tragjike që e ka shtyrë të marrë këtë vendim.

Kraja përmend në e­mail vetëvrasjen e një kolegu doganier, akt i cili e ka bërë të vlerësojë më shumë jetën dhe gjërat e vogla të saj ndërkohë përcjell një mesazh për administratën me të cilën ka punuar: që të jenë më solidarë me njëri­tjetrin. Ajo i kujton edhe një herë stafit punën e bërë gjatë bashkëpunimit për gati një vit e gjysmë, si dhe i nxit që në memorie të kenë përjetimin e momenteve më të bukura.

E­-mail i plotë

Dy fjalë shprese:­)

Hi, të dashur kolegë, Ja, vjen një moment natyrshëm, për të thënë mirupafshim. Falënderoj secilin prej Jush për bashkëpunimin. Kemi kaluar një periudhë të vështirë, për ta dëlirësuar Doganën e modestisht, për ta bërë më njerëzore, më qytetare dhe më të komunikueshme me biznesin. Këto ditë, një koleg i yni, doganier me eksperiencë në Porto­Romano, vrau veten, ngjarje që më goditi. Fenomen ky jo i padëgjuar edhe në doganat homologe. Mbase është momenti që të fillojmë të jemi më solidarë me njëri-­tjetrin dhe t’i harrojmë inatet e vjetra dhe të vockla. Në pamundësi për t’ju takuar secilin, për t’jua shtrënguar dorën e parë në sy, ju lë si kujtim lulet, agrumet, ullinjtë, gjithçka të bukur e me shije që ngritëm së bashku në këtë periudhë. Krejt përzemërsisht, Blerta

Reagimi

Pas sigurimit të e-­mailit, gazeta komunikoi me ish-zëvendësdrejtoreshën Blerja Kraja, për të mësuar më shumë rreth arsyeve të largimit nga funksioni i saj në administratë. Ajo konfirmoi e-­mailin përshëndetës me stafin dhe tha se nuk ka asgjë për të shtuar. “Thjesht u dorëhoqa për të marrë veten pas një pune shumë të lodhshme dhe për t’iu kthyer profesionit tim si avokate”, u shpreh Kraja. Ajo mbante vendin e zëvendësdrejtores së Doganave që nga tetori i 2013­-ës. Në ngarkim të saj ishin marrëdhëniet me administratën dhe trajnimet e kësaj të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.