🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 100.00 ▲1.31%
ARI 5,007 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,495 ▲ +1.94% ETH $2,170 ▲ +3.48% XRP $1.4412 ▲ +2.61% SOL $91.8000 ▲ +4.24%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 100.00 ▲1.31 % ARI 5,007 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Zbulohen pjesë nga raporti i BE, Shqipëria pa kalendar për integrimin

Bashkimi Europian përgatitet që vala tjetër e zgjerimit të jetë në vitin 2025, megjithëse mosmarrëveshjet në Ballkanin Perëndimor mund të pengojnë ecurinë e procesit.

“Partnerët e Ballkanit Perëndimor tani kanë një shans historik. Për herë të parë perspektiva e tyre për integrim është në një interval të favorshëm” pritet të thotë komisioneri në një draft të përgatitur për miratim në 14 shkurt, shkruan EUObserver.

“Me një vullnet të fortë politik, me reforma të vërteta dhe me zgjidhje afatgjata për mosmarrëveshjet mes fqinjëve, Mali i Zi dhe Serbia pritet të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025” thuhet në tekstin që ka parë EUObserver.

Në tekst nënkuptohet se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova “duhet të kenë avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së”, ose ndryshe siç thuhet në një frazë në kllapa (Negociatat… do të kenë avancuar).

Dokumenti strategjik vjen pas deklaratës së presidentit Zhan Klod Junker në vitin 2014 se nuk do të ketë zgjerim të BE-së në të ardhmen e afërt.

Serbia dhe Mali i Zi i kanë hapur negociatat për anëtarësim.

Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë ta arrijnë këtë vit, nëse Maqedonia do të zgjithë çështjen e emrit me Greqinë.

Bosnja shpreson të marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova po kërkon zyrtarisht të quhet një kandidat.

Dokumenti i Komisionerit thotë se mosmarrëveshjet mes shteteve mund ta frenojnë ambicien për integrim.

BE nuk mund të importojë brenda saj mosmarrëveshjet dypalëshe të shteteve. KJo është arsyeja se pse vendet e Ballkanit duhet t’i zgjidhin vetë në mënyrë emergjente këto probleme” thuhet në draft.

Çështjet e kufijve propozohet të zgjidhen në arbitrazh, si shembull jepet gjykata e Hagës dhe se çdo vendim duhet të jetë “final” dhe “i respektuar plotësisht” shkruan EUObserver.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.