Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Picalla”, duke goditur një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.
Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar 9 armë zjarri (5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, një silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.