Zbuloni sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë
Vlerat e Ecjes Në Shëndet
Ecja është një lloj aktiviteti fizik të cilin mund ta kryejnë të gjithë. Për të ecur, njeriu ka nevojë për një palë atlete të mira dhe të rehatshme për këmbën. Çdo pajisje tjetër është e panevojshme. Sipas studimeve disponon ecja si një aktivitet i rregullt fizik mundet të pakësojë rrezikun e shfaqjes së:
Sëmundjeve të zemrës
Mbipeshës
Diabetit
Tensionit të lartë të gjakut
Depresionit.
Më Mirë Të Ecësh Se Të Bësh Asgjë
Ekspertët më në zë të shëndetit rekomandojnë që njeriu duhet të ecë të paktën 150 minuta në javë. Sipas tyre, ecja duhet të jetë e shpejtë. Intensiteti i ecjes duhet rritur gradualisht javë pas jave, thonë ata. Sipas studimeve njeriu mund të kryejë 30 minuta ecje të shpejtë për pesë ditë në javë ose të ecin nga 10 minuta disa herë në ditë. Nëse ecja e shpejtë ju duket e vështirë, sërish është më mirë të jeni në lëvizje se të bëni asgjë. Çdo lëvizje është në të mirë të shëndetit, thonë shkencëtarët.
Si Të Ecni Më Shumë Çdo Ditë
Pasi të keni vendosur një objektiv, modifikojeni rutinën tuaj sipas qëllimit. Nëse keni një qen, dilni me të shëtitje. Ecni çdo ditë me një mik ose edhe vetëm. Dëgjoni muzikë ritmike që t’ju motivojë për të ecur më shpejt. Dilni shëtitje në parqe me familjen ose të afërmit. Ecni edhe në zyrë në mënyrë që të jeni në lëvizje. Vendosni një alarm në kalendarin tuaj dhe kryeni ecje të shkurtra herë pas here. Nëse keni makinë, parkoni më larg zyrës ose shtëpisë. Nëse përdorni autobuzin, zbrisni një stacion më larg shtëpisë. Zbritja dhe ngjitja e shkallëve llogariten si hapa shtesë dhe ndihmojnë për rënien në peshë. E rëndësishme.