☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,426 ▲ +0.51% ETH $2,300 ▲ +2.36% XRP $1.3623 ▲ +0.25% SOL $85.3100 ▲ +0.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Libri

Zdravka Evtimova, fituese e Ballkanika 2013

Ylljet Aliçka renditet i dyti

Zdravka EvtimovaShkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova është fituesja e çmimit Ballkanika 2013, duke lënë në vend të dytë shkrimtarin shqiptar Ylljet Aliçka që konkurronte me romanin “Valsi i Lumturisë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimit që konsiderohet si “Nobeli”, ballkanik është ndarë dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, duke mbledhur për herë të parë në kryeqytetin shqiptar emra të njohur të letërsisë ballkanike.

Evtimova është shkrimtare e letërsisë bashkëkohore bullgare. Autore e katër përmbledhjeve me tregime dhe e katër romaneve të publikuara në Bullgari, tregimet e saj janë botuar në disa revista letrare në nivel ndërkombëtar dhe përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ajo njihet jo vetëm si shkrimtare por edhe si një përkthyese letrare poliglote në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Tregimi i saj “Vassil” ka qenë një ndër 15 tregimet e vlerësuara në garën për tregime në BBC World në vitin 2005. Me shaka ajo e quan veten një shkrimtare treni, pasi shumica e historive të saj janë shkruar në tren, gjatë udhëtimit të saj midis Pernikut (qytetit ku banor) dhe Sofjes, (qytetit ku punon).

Kudo që ndodhet Zravka në fshat apo në një qytet të Europës në një cep të kontinentit apo në zemër të Botës së Re, ajo vazhdon të monitorojë njerëzit dhe të shkruajë për ta. Për herë të parë “Ballkanika” është fituar më 1997 nga shkrimtari serb, David Albahari, i ndjekur nga Anton Donchev nga Bullgaria, Nikos Bakolas nga Greqia, Vasile Andru nga Rumania, Venko Andonovski nga Maqedonia, Fatos Kongoli nga Shqipëria, Ayfer Tunç nga Turqia, Dimitar Shumnaliev nga Bullgaria, Maro Douka nga Greqia, Tahsin Yücel nga Turqia, Vladislav Bajac nga Serbia, Sema Kaygusuz nga Turqia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.