⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,576 ▲ +1.31% ETH $2,338 ▲ +1.71% XRP $1.2967 ▲ +2.54% SOL $101.2700 ▲ +1.98%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Zelensky mesazh mes lotësh në PE: Nuk di të them ‘mirëmëngjes’ apo ‘mirëmbrëma’, për disa qytetarë sot është dita e fundit…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po jep mesazhin e tij prekës në Parlamentin Evropian, teksa vendi i tij ndodhet prej gjashtë ditësh i pushtuar nga Rusia.

I përlotur dhe me zërin që i dridhet, Presidenti Zelensky u shpreh se nuk di si t’i përshëndesë eurodeputetët me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”, pasi për disa qytetarë të tij në Ukrainë sot mund të jetë dita e fundit.

“Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë”, tha Presidenti Zelensky.

Mes lotësh Zelensky u shpreh se nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e vendit. Gjithashtu ai theksoi se sot Ukraina ka treguar se BE do të jetë më e fortë së bashku me të.

Pjesë nga fjala e Zelenskyt:

“Mijëra njerëz janë vrarë në këtë luftë. Pesë ditë të një pushtimi në shkallë të plotë nga federata ruse. Siç e dini unë nuk lexoj shumë atë që kam shkruar. Ne jemi duke e përballuar në realitet këtë luftë. Unë besoj se ne sot po japim jetën për lirinë për vlerat që edhe ju mbroni. Po sakrifikojmë veten, njerëzit tanë më të çmuar më të fortë. Jam shumë i lumtur që jo vetëm po flisni për këtë por edhe po shihni. Kemi një shprehje ukrainase. Ne shpresojmë për anëtarësimin tonë në Europë…Zgjedhja e Ukrainës për të qenë në Europë. Mëngjesi i sotëm ishte tragjik, dy raketa goditen Tarkiv, aty ka gjithashtu edhe shumë qytetarë rusë, më shumë se 20 universitete ndodhen atje. Këta njerëz të mençur janë mbledhur në sheshet më të mëdha, në sheshin e lirisë sheshin më të madh në Europë. A mund ta imagjinoni që sot dy raketa goditët sheshin e lirisë. Ne po luftojmë për atdheun, lirinë dhe qytetarët tonë. Çdo shesh sot do të quhet sheshi i i lirisë. Kemi dëshirë të shohim fëmijët tanë të gjallë. Kjo është një kërkesë e drejtë. Dje 16 fëmijë u vranë. Putin do thotë po godasim strukturat ushtarake. Çfarë lidhje kanë fëmijët në strukturat ushtarake”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.