Zelensky takon Tusk-un në Bruksel: Mbështetja e Polonisë është shumë e rëndësishme, vetëm sot 52 të plagosur nga sulmet ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të enjten në Bruksel, në kuadër të samitit të liderëve evropianë, me kryeministrin polak Donald Tusk, siç njofton LaPresse, e cila citon mesazhin e Zelenskyt në X.
Sipas Zelenskyt, Tusk është mirë i informuar për sulmet ruse dhe për përshkallëzimin e tyre të përditshëm. Ai tha se rusët përdorin dronë “Shahed” pothuajse vazhdimisht.
Vetëm sot, tha Zelensky, 52 persona u plagosën nga sulmet ruse. Gjatë ditës, shtoi ai, pati sulme ndaj një dyqani, një fabrike farmaceutike dhe objekteve logjistike.
Zelensky theksoi se është shumë e rëndësishme që Polonia ndihmon Ukrainën të mbrohet nga këto sulme. Të dy, tha ai, diskutuan në detaje kërcënimet ekzistuese dhe masat për forcimin e mbrojtjes kundër sulmeve ruse.
Presidenti ukrainas e falënderoi Tusk-un për qëndrimin e qartë e parimor për sanksionet, duke theksuar se nuk duhet të ketë masa që e ndihmojnë Rusinë të vazhdojë luftën. Ai e falënderoi gjithashtu Poloninë për ndihmën e dhënë Ukrainës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.